Në Gjirokastër në vitin 1967 po xhirohej filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”.
Ishte mobilizuar gjithë divizioni i Gërhotit.
Ushtarët ishin veshur si gjermanë.
Një banori të vjetër duke parë skenat e xhirimit, nuk iu durua dhe tha:
“Ç’bëni more kështu, e mbytët Gjirokastrën me gjermanë.
Një triçikël, dy ushtarë, njëri prej tyre me mitraloz të lehtë dhe tjetri me automatik krahëqafë kanë qenë.
Vajtën në kala dhe ngritën flamurin nazist. Kaq! I gjithë qyteti heshti”.
(Nga Kastriot Dervishi, treguar nga Jani Xibinaku, aktor në këtë film, bashkëlidhur në foto)
© SYRI.net