Kështjella e Kardhiqit

Kështjella e Kardhiqit

14:00, 21/10/2019

Kështjella e Kardhiqit ndodhet në fshatin me të njëjtin emër, në mes të luginës së afluentit të lumit Drino, lumit të Kardhiqit. Kodra e fortifikimit ka shpate mjaft të pjerrët, por në anën jugperëndimore ajo lidhet me një qafë të ngushtë me kodrën fqinje me pjerrrësi më të pakët. Në pjesën e sipërme të saj është një platformë prej 1.2 ha sipërfaqe. Poshtë platformës ruhen trakte muresh të periudhës antike, që ndjekin terrenin me vija të drejta. Fortifikimi daton sipas teknikave të ndërtimit në shek. IV p.e.s..

Marrë nga Harta Arkeologjike e Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco