Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Ismail Kadare fiton 'Neustadt 2020', çmimin prestigjioz ndërkombëtar për Letërsi

Ismail Kadare fiton 'Neustadt 2020', çmimin prestigjioz ndërkombëtar për Letërsi

09:20, 17/10/2019
A+ Aa A-

"World Literature Today", revista prestgjoze e Universitetit të Oklahomas për letërsinë dhe kulturën ndërkombëtare, njoftoi mbrëmjen e djeshme se Ismail Kadare është laureati i 26-të fitues i Neustadt 2020, çmim i njohur ndërkombëtar për letërsinë. 

Neustadt është çmim që njeh meritat e jashtëzakonshme letrare në letërsinë në mbarë botën.Ismail Kadare është një romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar, i cili ka shkruar një numër të madh veprash dhe ka kontribuar në letërsinë shqiptare dhe botërore. 

Ai u bë i famshëm në Shqipëri mbi forcën e poezisë së tij dhe botoi romanin e tij të parë, në 1963.

Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet nga disa si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Evropës. Ai është përmendur shpesh si pretendent për Nobel në Letërsi.

Robert Con Davis-Undiano, Drejtori Ekzekutiv i "World Literature Today", vëren se Kadare është "një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë". 

Kandidatët e nominuar për çmimin 'Neustadt 2020':

    F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco