Viktor Zhusti nderohet me çmimin 'Aktori më i mirë' në Festivalin e Filmit në Irak

Viktor Zhusti nderohet me çmimin 'Aktori më i mirë' në Festivalin e Filmit në Irak

12:04, 08/10/2019
A+ Aa A-

Një tjetër çmim ka mbledhur Viktor Zhusti në arkivën e artë të sukseseve të tij në karrierën e gjatë si aktor.

Festivali i Filmit në Irak ka vlerësuar aktorin shqiptar me çmimin ‘Best Actor’ (Aktori më i mirë),  në edicionin e katërt të këtij festivali që u mbajt më 7 tetor 2019.

Image

“Slemani International Film Festivl” u mbajt në qytetin Slemani në Kurdistan Irak dhe morën pjesë 154 filma nga 78 vende të botës.

Shqipëria garoi me filmin “Delegacioni” ku arriti të marrë çmimin prestigjoz përfaqësuar nga aktori Zhusti.

 Në këtë film Viktor Zhusti interpreton personazhin kryesor, që është një intelektual i burgosur, që nuk pranon lojën e pushtetit por preferon sakrificës në vend që të kthehet në vegël të tyre.Bordo.al

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco