Banksy hap dyqanin e tij në Londër

Banksy hap dyqanin e tij në Londër

13:42, 02/10/2019

Dyqani, i quajtur Prodhimi i Brendshëm Bruto, u hap në Croydon pas një mosmarrëveshje ligjore mbi emrin e Banksy.

Banksy ka hapur dyqanin e tij të rrugës në Londër  por askush nuk do të lejohet të hyjë brenda.

Dyqani, i quajtur Prodhimi i Brendshëm Bruto, shet vepra arti përfshirë jelekë shpëtimi të përdorur në brigjet e Mesdheut, të cilat ishin qepur me dorë nga gratë në kampet e emigrantëve grekë.

Ajo filloi pasi një kompani kartash u përpoq të shiste mallin e Banksy në emër të vet, duke e detyruar artistin misterioz të rrugës që të prodhonte të tijin, në mënyrë që të shmangte dikë tjetër që pretendon për markën tregtare, raporton My London.

Edhe pse njerëzit do të jenë në gjendje të vizitojnë dyqanin për dy javët e ardhshme, dyert e tij nuk do të hapen kurrë dhe dritat do të qëndrojnë ndezur 24 orë në ditë.

Mark Stephens, avokat, tha: "Banksy është në një pozitë të vështirë sepse ai nuk prodhon gamën e tij të mallrave por është i detyruar pasi dikush tjetër është duke përdorur markën”.

Si një zgjidhje për këtë çështje, Stephens propozoi që Bansky të nisë gamën e tij të mallrave dhe të hapë një dyqan. Artisti ka treguar se të ardhurat do të përdoren për blerjen e një varke të re shpëtimi migrantësh për të zëvendësuar atë të konfiskuar nga autoritetet italiane.

 


 

 

Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco