Zbulohet çfarë shkruante Ismail Kadare në vitin 1974 për At Gjergj Fishtën

Zbulohet çfarë shkruante Ismail Kadare në vitin 1974 për At Gjergj Fishtën

12:43, 01/10/2019
A+ Aa A-

Çfarë ka shkruar më 1974 shkrimtari, Ismail Kadare për poetin tonë kombëtar, At Gjergj Fishta?!

Së fundmi janë zbuluar edhe fjalët e Kadaresë për klerikun dhe poetin Fishta.

‘Cili ka qenë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta’, thoshte Kadare.

Në shkrimin e titulluar ‘Realizmi socilist, arti i madh i revolucionit’ me autor shkrimtarin Ismail Kadare, i botuar në vitin 1974 ndër të tjera shkruhet:

Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. ‘Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre’.

Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë.

Cili ka qenë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift.

Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë.

Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar.

Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.

/Zanimalsise.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dulla05/10/2019 02:11

sa te jete Rama ne pushtet te gjithe komunistet do te rehabilitohen due do te bene madje heronj kshq nuk echte e cuditshme te na e servirin Kadaren si njeri te mire por sa te kete shqiptar te gjalle. cmimin nobel sdo e marri kurre per pislliqet qe ka bere

astrit03/10/2019 08:14

Komentet e Kaderese per Fishten jane te sakta, dhe tani i kam ne memorje jehonen negative e kometeve te Kadaese.Por Fishta ka qene eshte e do te mbese nje Shqiptar i madh.

ana02/10/2019 09:16

turp...

kostandini01/10/2019 16:42

edhe ju po beni me kadarene sot pikerisht ate qe kadarea beri me fishten dikur

Korabi01/10/2019 16:28

Shtepia e te madhit Fishta po shemet.Edhe hyrjen e pallatit ja kane bere muze shkrimtarit te oborrit Ismail kadares.Sa turep.Kure do vendoset historia e keti populli ne vendin e vete.

krist01/10/2019 16:08

Me keto te dhena (qe besoj se nuk diheshin,nga instituti suedea ),tani i takon ta marre cmimin "Nobel",si perkrahesi,me i zellshem dhe me i sakte i Enver Hoxhes.

Gramoz01/10/2019 15:47

Pse nuk e dime ne kush eshte Kadareja, nje mut muti! Nje zorraxhi dhe bythlepires i diktatorit, qe tashi hiqet si disident i madh! Te thuash per gjigandin e kombit At Gjergj Fishten, kryetarin e Kongresit te Manastirit(alfabetit ) te tilla fjale, merret me mend se kush ka qene Kadareja!

Skrapari01/10/2019 13:25

Sa turp. Pavaresisht rrethaneve. Ndaj dhe qendrimet e tij jane te dyzuara.

tl01/10/2019 13:07

Dhe ky klysh i komunizmit ,qe nuk ka pike patriotizmi,sot na hiqet si shkrimtar i madh demokrat,por Fishtes nuk i vjen as te kembet.

Shto koment

Denonco