Zbulohet Benzi që Hitleri i kishte dhuruar Ahmet Zogut/ Ja ku ndodhet tani

Zbulohet Benzi që Hitleri i kishte dhuruar Ahmet Zogut/ Ja ku ndodhet tani

11:44, 30/09/2019
A+ Aa A-

Studiuesi Erlad Kapri ka bërë publike në faqen e tij ne facebook një histori të vaçantë të zbuluar gjatë kërkimev te tij studimore që ka të bëjë me mercedezin dhuruar nga Hitleri për Mbretin Zog gjatë kohës që ai ishte në Angli

“Nuk ishte e lehtë të udhëtoje në mes të luftës në rrugët e Londrës me një makinë krenare gjermane dhe konsumuese të madhe benzine, që në Anglinë e luftës jepej vetëm me tollon”, shkruan Kapri në postimin e tij në facebook.

Ja shenimi  plotë:

Mercedezi i dhuruar nga Hitleri ishte i vetmi objekt që mbijetoi nga gjithë pasuria personale që ishte marrë me vete nga familja mbretërore, aq sa gjyshja e Geraldinës e shihte atë si një ogur të keq. Nuk ishte e lehtë të udhëtoje në mes të luftës në rrugët e Londrës me një makinë krenare gjermane dhe konsumuese të madhe benzine, që në Anglinë e luftës jepej vetëm me tollon.

Geraldina dhe gjyshja e saj e shitën pa e njoftuar Zogun. Dikush u ofroi një çek për Mercedesin por doli që ai ishte i rremë. Policia arriti ta gjejë në garazhin e një skocezi që e kishte blerë për 800 paund. Zogu u detyrua t’i jepte këto para në dorë pronarit të ri dhe risolli me triumf në garazhin e shtëpisë “Parmoor”, mercedezin e tij. Pak kohë më pas, duke respektuar dëshirën e Geraldinës, ai e fali mercedezin tek Kryqi i Kuq.

Mercedezi përfundoi në ankand dy vite më vonë dhe u shit për 3 250 sterlina. Makina ndodhet sot në një koleksion privat dhe vlerësohet me një vlerë të konsiderueshme, e denjë për koleksionistë makinash të rralla.

(Pjesëz nga libri që pritet të botohet së shpejti)

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco