Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Hadrianopoli

Hadrianopoli

13:11, 28/09/2019
A+ Aa A-

Qyteti i Hadrianopolit shtrihet në një fushë të hapët, në pjesën më pjellore të Luginës së Drinos. Ai ndodhet 14 km larg Gjirokastrës, 3 km larg në vijë ajrore nga qyteti antik në bregun e Melanit dhe rreth 450 m larg rrjedhës së sotme të lumit Drino.

Nga matjet dhe studimet gjeofizike të kryera, qyteti zinte një sipërfaqe rreth 16 ha (në një shpërndarje rreth 400x400 m). Strukturat paralele nga studimet magnetike tregojnë për një sistem ortogonal urbanistik me kënde të drejta të qytetit.

Teatri zë në rrjetin urbanistik një pozicion periferik në skajin jugperëndimor të qytetit, ndërsa qyteti shtrihej në veri të teatrit dhe në lindje të tij, deri në takimin me lumin. Qyteti është emërtuar me emrin e Perandorit Romak, Hadrianit, që e ndërtoi qytetin gjatë mbretërimit të tij, në shek. II.

Marrë nga Harta Arkeologjike e Shqipërisë, me autorë Pierre Cabanes, Muzafer Korkuti, Apollon Baçe dhe Neritan Ceka

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco