Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

FOTO/ Del në dritë kisha e ndërtuar para15 shekujsh, ndodhet në Hot të Malësis së Madhe

FOTO/ Del në dritë kisha e ndërtuar para15 shekujsh, ndodhet në Hot të Malësis së Madhe

23:16, 27/09/2019
A+ Aa A-

Në kufi me Malin e Zi, në skajin më verior të Shqipërisë, janë zbuluar  gjurmët e një kishe që i përket periudhës paleokristiane të shekullit të V.

“Kemi të bëjmë me një kishë paleokristiane, e cila e ka fillesën e saj në fundin e shekullit të V dhe në gjysmën e parë të shekullit të VI, pra flasim për një kohë prej 15 shekujsh. Është ndër kishat më të vjetra në Shqipëri dhe në rrafshin e Ballkanit”, deklaroi arkeologu Gëzim Hoxha.

Ky zbulimi është bërë në fshatin  Hot të Malësisë së Madhe, ku kanë qenë  banorët e zonës të cilët e kanë përcjell brez pas brezi një informacion të tillë, se diku në atë zonë që dikur e ka patur toponimin Kirza, ka pas ekzistuar një kishë.

Zbulimi vlerësohet si mjaft i rëndësishëm, si tregues i identitetit kulturor dhe fetar të Shkodrës dhe zonës përreth.

Kjo ngjarje pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit kulturor të zonë së Hotit, pasi prova të tilla të kishave kaq të vjetra janë thuajse të pamundura të gjenden në rajonin e Ballkanit. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco