A mposhten tërmetet? Një libër, një histori...

A mposhten tërmetet? Një libër, një histori...

10:51, 22/09/2019
A+ Aa A-

Ai cilësohet si tërmeti më i fortë dhe më shkatërrues në Shqipëri. Ndodhi më 30 nëntor 1967 në zonën Librazhd-Dibër.

6.6 ballë sipas shkallës Rihter, shkatërroi 177 fshatra, ku humbën jetën 12 vetë dhe 177 të tjerë u plagosën. Toka u ça në një gjatësi mbi 10 kilometra e pati zhvendosje të dheut deri në 50 centimetra…

Unë nuk e jetova dridhjen. I  ndodhur larg Dibre për pushimet e festave kohëlëkundja e madhe më gjeti ulur në ndenjësen e autobusit diku mes Fushë-Krujës e Laçit.

Por jetova vrullin e jashtëzakonshëm për mposhtjen e pasojave të tërmetit, solidaritetin e paparë ndonjëherë për të ndihmuar, solidaritet nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim.

Kam jetuar kudondodhjen e njerëzve kur dikujt i digjej shtëpia dhe lagjja, fshati… nën një traditë të marrë brez pas brezi, në ditë betejash kundër pushtuesish, i vinte çatinë e i dorëzonte çelësat brenda javës.

Të nesërmen do të zgjohesha herët për të qenë pjesë e një marshimi tri orësh nga Peshkopia në Vojnikë të Maqellarës së bashku me nxënësit e Shkollës së Mesme “Nazmi Rushiti” ku isha pedagog i lëndëve teknike.

Një odise udhëtimi nga Tirana në Peshkopi, në dimrin e ashpër me dëborë e suferinë, dy netë në ndenjësen e ngushtë të autobusit, tre ditë udhëtim nën një kujdes të jashtëzakonshëm që asgjë e keqe të mos na ndodhte, një shkrim i atyre ditëve në “Zërin e rinisë” flenë dhe zgjohen sa herë më vjen në kujtesë ajo fletë e historisë kur e gjithë Shqipëria u bë NJË me Dibrën.

Image

Por a mposhten Tërmetet?

Për Hajri Hoxhën ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv dhe ish kryetar i Shtabit për Eliminimin e Pasojave të Tërmetit të 30 nëntorit 1967 në Dibër: “Edhe tërmetet mposhten”.

Këtë ai e ka shprehur në një libër me këtë titull duke përcjellë përvojën e popullit të Dibrës në ditët tepër të vështira të dhjetorit 1967, solidaritetin e madh të të gjithë popullit shqiptar i cili iu ndodh pranë dibranëve pa u ngrys mbrëmja e 30 nëntorit.

Abdurahim Ashiku / Gazetar, dëshmitar i kohës. Ribotim nga arkiva e Ditës. Botimi i parë, 4 korrik 2018

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco