Ndër 350 konkurentë, Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar 'Pak Kyongni' në Korenë e Jugut

Ndër 350 konkurentë, Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar 'Pak Kyongni' në Korenë e Jugut

08:37, 19/09/2019

Akademia e Shkencave uroi përzemërsisht shkrimtarin Ismail Kadare, i cili, pas një gare të gjatë u shpall fitues i konkursit vjetor 2019 për çmimin që jepet nga Fondacioni "Toji" i Koresë së Jugut dhe mban emrin e shkrimtares së njohur koreane "Pak Kyongi".

Ismail Kadare u shpall fitues i këtij çmimi midis 350 konkurrentëve.

Në vitet e mëparshme këtë çmim e kanë fituar shkrimtarë amerikanë, rusë, hebrenj dhe nga rajone të tjera të botës.

Akademia e Shkencave uron anëtarin e saj me rekorde të shquara europiane e botërore për këtë mirënjohje të re domethënëse, që rikonfirmon përmasën e tij tashmë ndërkontinentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t19/09/2019 12:54

Komunistet e vjeter urojne kriptokomunistin

Shto koment

Denonco