‘Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta’

‘Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta’

18:58, 14/09/2019
A+ Aa A-

‘Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta’

Friedrich Nietzsche

E nisa me këtë citim për t'ja kujtuar lexuesve, se sa i rëndësishëm është arti. Një vend pa art është si një njeri pa fytyrë! Fatmirësisht, Durrësin pa frikë mund ta quaj një qytet-art, falë aseteve që trashëgon nga lashtësia.

Durrsakët janë njerëz artëdashës të cilët e duan dhe e ndjekin çdo lloj zhanri artistik por më të përqendruar janë pas artit skenik, teatrit, komedisë , pra të dashuruar pas artit të gjallë (live). Këtë mundësi ja ka dhënë teatri ‘Aleksandër Moisiu’ duke filluar me brezin e artë të aktorëve prej 50 vitesh para , deri tek brezi I sotëm.

Në fakt, për hir të së vërtetës, prej 1 dekade, aktiviteti artistik i këtij teatri, është zbehur. Madje, 3-4 vitet e fundit ka qenë në një gjendje të mjerueshme aktiviteti. Shumë pak premiera në skenë ... dhe ato që viheshin nuk zgjasnin më shumë se dy netë!!

Arsyeja??

Nuk dua ti hyj anës profesionale ose më saktë, dua ta lë për një tjetër herë. Dua të merrem me mos frekuentimin e publikut. Njëzëri shprehen:-‘Nuk ka kushte, është ftohtë, nuk rrihet në sallë!’ Në fakt është e vërtetë dhe jo vetëm për publikun, por edhe për vetë aktorët. Kushte skandaloze!

Pas një shfaqje, aktorët dilnin të sëmurë! Por ndodhi diçka e bukur pas kalvarit të vuajtjeve aktorë-publik! Tashmë, teatri ‘Aleksandër Moisiu’, po normalizohet, duke filluar nga problemi kryesor: sistemi i ngrohjes. Drejtori aktual, Elio Bajramaj , që në ditët e para të punës së tij, i kërkoi Bashkisë së Durrësit, fonde për të zgjidhur këtë problem të madh emergjent.

Me mbështetjen e Bashkisë filluan punimet dhe tashmë, teatri që ishte katandisur në një frigorifer gjigant, është kthyer në një mikpritës i ngrohtë për publikun. Por pse nuk u krye më parë kjo punë ?!!!

Këtë nuk e di.......

Di që, nëse nuk sheh interesin personal para atij të punës që ti bën, gjithçka është e mundur. Duhet ta duash fort atë që bën dhe Bajramaj e do atë teatër. E do si Durrsak, si pjesë e atij teatri që prej më shumë se 10-të vitesh. E do edhe pa patur asnjë konflikt interesi, duke ndenjur deri në orët e vona të natës, sepse ai teatër nuk ka vetëm 1 problem, por shumë probleme të mbartura.

Një fillim i mbarë për këtë drejtues, një fillim i mbarë për aktorët që kanë nisur sezonin në kushte normale (pas kaq vitesh anomalitet)!!

Horaci ka thënë :

Piktura është poezi pa fjalë.

Elio Bajramaj i diplomuar në artet pamore këtë gjë po bën, natyrisht me mbështetjen e Bashkisë, po bën PUNË.

Teatrit ‘Aleksandër Moisiu’ po i rikthehet frymëmarrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco