Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

FOTO/ Kulla e Mic Sokolit në Tropojë

FOTO/ Kulla e Mic Sokolit në Tropojë

14:29, 14/09/2019
A+ Aa A-

Kulla e Mic Sokolit i përkiste familjes Sokoli dhe ndërtimi i saj daton në shek. XVIII. Është një banesë tradicionale trekatëshe prej guri, e Malësisë së Gjakovës, e ndodhur në fshatin Bujan të Tropojës. Kati përdhes ka shërbyer si vend magazinimi dhe për mbajtjen e kafshëve, ndërsa katet e sipërme janë përdorur për banim.

Banesa ka një rëndësi të madhe historike, për shkak se ajo lidhet me personalitetin e Mic Sokolit, një patriot i shquar shqiptar dhe një udhëheqës luftarak gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit. Kulla është Monument Kulture i kategorisë së parë.
Marrë nga Revista ‘’Monumentet’’ nr. 15-16, e vitit 1978

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco