Historia e bukur e kekut të hënës, me sekretin brenda

Historia e bukur e kekut të hënës, me sekretin brenda

14:25, 13/09/2019
A+ Aa A-

Keku i Hënës, është i lidhur ngushtësisht me Festën e Mes-vjeshtës, një festë tradicionale kineze, që festohet sot. Mbarë vendi e kremton këtë festë, atmosfera e saj ndjehet kudo, kryesisht në qendra tregtare ku qytetarë të shumtë blejnë simbolin e festës-Kekun e Hënës. Le të mësojmë diçka për origjinën e këtij festimi popullor.

Keku i hënës e ka prejardhjen nga dinastia kineze Yuan. Gjatë asaj periudhe u kryen mjaft lëvizje popullore kundër regjimit shtypës të dinastisë. Një ndër udhëheqësit e levizjes popullore ishte Zhu Yuanzhang.Për fat të keq ushtarët e dinastisë kontrollonin çdo lëvizje të tij, ndaj lideri e kishte të vështirë të komunikonte me kryengritësit. Por atij i lindi një ide-të fshihte mesazhet e tij në një kek dhe t'ia shpërndante popullit. Ai arriti ta transmetonte mesazhin e tij të fshehur në një kek dhe kjo ndodhi në mes të shtatorit.

Që nga ajo kohë, keku i Hënës është elementi bazë i festimeve në festivalin e mes-vjeshtës. Por si festohet në ditët tona?. Keku i Hënës është ushqimi më i rëndësishëm i festës tradicionale të mes-vjeshtës. Ai gatuhet në formë të rrumbullakët duke simbolizuar bashkimin e familjes dhe një jetë të begatë të saj.Për këtë qëllim kinezët blejnë Kekun e Hënës dhe e shpërndajnë atë si dhuratë.

Sipas kranihave të ndryshme të vendit përgatitet dhe Keku i Hënës.Por kjo festë ka një atmosferë më të veçantë në Pekin, Suzhou dhe Guangdong. E veçanta e kekut është shija që përcjell. Keku i hënës tradicional gatuhet me bizele të ëmbla, susam dhe sheqer, kurse në ditët tona mund të përdoren dhe elemente të tjera për përgatitjen e kekut. Koncepti i Kekut të Hënës është zhvilluar me kalimin e viteve.

Në ditët tona ka disa lloje të reja të kësaj ëmbëlsire, si keku i hënës akullore, i gatuar kryesisht me akullore, tepër i pëlqyer nga fëmijët. Ndërsa Keku I hënës I shëndetshëm gatuhet me ginseng dhe me prodhime që përmbajnë kalcium. Ndërsa lloji më I ri I këtij keku tradicional është ai I freskët, pasi gatuhet me bizele,çaj dhe të freskon, kur e konsumon.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco