Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Si sot ka lindur Vinçenc Prennushi: klerik, publicist, poet, folklorist, përkthyes

Si sot ka lindur Vinçenc Prennushi: klerik, publicist, poet, folklorist, përkthyes

09:31, 04/09/2019
A+ Aa A-

Sot përkujtohet lindja e Vinçenc Prennushit (me emrin e pagëzimit Kolë, 1885-1949), klerik, publicist, poet, mbledhës i folklorit dhe përkthyes.

Lindi në Shkodër, ku ndoqi shkollën françeskane dhe më pas seminarin e Troshanit. Më 1908 kreu studimet e larta për filozofi dhe teologji në Insbruk (Austri) dhe u shugurua meshtar. Pas kthimit në atdhe punoi si mësues e më pas drejtor i Kolegjit Françeskan (1920), bën të ditur Muzeu Historik Kombëtar. 

Mori pjesë në Komisinë Letrare Shqipe të Shkodrës. Në vitet 1918-1929 drejtoi revistën “Zani i Shna Ndout”, ndërsa më 1921-1924 “Hyllin e Dritës”. Vinçenc Prennushi ka qenë një ndër dinjitarët kryesorë katolikë në Shqipëri: më 1936 u emërua ipeshkëv i Dioqezës së Sapës, më 1940 arkipeshkëv i Durrësit e i Tiranës; pas vitit 1944 qëndroi në fshatin Delbnisht të Laçit; gjatë vitit 1946 kryesoi Kishën Katolike Shqiptare. Vinçenc Prennushi ka qenë një nga anëtarët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve (1945).

Në vitin 1947 u arrestua dhe u dënua me 20 vjet punë të detyrueshme. Vdiq në burgun e Durrësit. Vepra më e rëndësishme e Vinçenc Prennushit është përmbledhja të përshpirtshme “Gjeth e lule” (1924, 1931), që u bë shumë popullore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco