Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

 Artisti shqiptar Saimir Strati merr Guinness-in e 11-të me portretin e Ataturkut

Artisti shqiptar Saimir Strati merr Guinness-in e 11-të me portretin e Ataturkut

09:22, 03/09/2019
A+ Aa A-

Artisti shqiptar Saimir Strati me rastin e aktivitetit të 2-të Ndërkombëtar të Ditëve Artistike Nigbor, në qytetin Nigde të Turqisë ka bërë portretin e Ataturkut me 250 mijë vida në madhësi dhe përmasa të ndryshme.

Portreti i Ataturkut i përgatitur nga Strati me një punë 40-ditore mbi një bord druri 15 metrash katrorë, duke përdorur 250 mijë vida me gjatësi dhe ngjyra të ndryshme, tërheq vëmendjen e artdashësve në ekspozitën e hapur në kishën historike greke në rajonin Bor.

Vepra që artisti ka bërë me 250 mijë vida duke punuar me orë të gjata ka fituar të drejtën për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness dhe njoftimi është bërë publik nga vetë artisti në profilin e tij në facebook:

‘VËMENDJE!

RISI RISI RISI .......

Zyrtarisht e mahnitshme!

SAIMIR STRATI tani ka marrë çmimin e 11-të në GUINNESS WORLD RECORDS.

Punimi më i madh me vida në Bor, Nigde, Turqi!’ImageQëllimi është që kjo tablo ta dërgohet në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk (Anitkabir).

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco