Stoa në Butrint

Stoa në Butrint

13:31, 02/09/2019
A+ Aa A-

Rrëzë shkëmbit, në lindje të teatrit ruhet një stoa, si pjesë e kompleksit të periudhës helenistike. Shëtitorja ka patur gjatësi 30.5 m dhe gjerësi 4.6 m, me një sallë të vetme, që komunikonte përmes katër hyrjeve. Trajtimi i thjeshtë i ambientit lidhet me funksionin e saj si një stoa për pelegrinët që vizitonin tempullin e Asklepit në qytet. Gjatë ndërtimit të teatrit në mesin e shek. III p.e.s., pjesa më perëndimore e stoas u prish nga muri mbajtës i shkallares, por pjesa tjetër ruajti funksionin fillestar, njofton Instituti i Monumenteve.

Bazilika e Madhe e Butrintit

Bazilika, e ndërtuar në shek. VI, vjen në ditët e sotme e ruajtur afërsisht në lartësinë origjinale. Ajo është bazilikë me tri nefe e me transept, që i jep kishës formën e shkronjës ‘T’. Nefi qendror, që është më i madhi përfundon drejt apsidës, që është më e madhe sesa vetë nefi. Mjedisi i altarit ka qenë dikur i shtruar me mozaikë shumëngjyrësh me motive gjeometrike. Ndërsa dyshemeja është e shtruar me pllaka drejtkëndore. Tipike e ndërtimeve të kohës është pasja e mureve të thjeshtë e të varfër në anën e jashtme, por të punuar saktë e të pasur në anën e brendshme. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco