Në 2 - 8 shtator 1909, kur u zhvillua Kongresi Kombëtar i Elbasanit.

Në 2 - 8 shtator 1909, kur u zhvillua Kongresi Kombëtar i Elbasanit.

09:49, 02/09/2019
A+ Aa A-

Në datat 02-08 shtator 1909 u zhvillua Kongresi Kombëtar i Elbasanit. Muzeu Historik Kombëtar njoftoi se qe mbledhje me karakter mbarë shqiptar, që mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe dhe për probleme të tjera të lëvizjes kombëtare. U thirr me nismën e klubit shqiptar te Selanikut.

Moren pjesë si delegatë 35 përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare midis të cileve O. Pojani, Grigor Cilka, Gj. e S. Qirjazi, Mithat Frashëri, Dervish bej Biçaku, Refik Toptani, A. Dakli, H. Ohri, Abdullah Koprëncka, Th. Papapano, N. Kaçori, S. Shuteriqi, Selman Blloshmi etj.

Kongresi vendosi të themelohej në Elbasan, në vjeshtën e 1909-s, një shkollë e mesme pedagogjike (normale) shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare.

U vendos gjithashtu të ngrihej në Korçë shoqëria qendrore shkollore “Përparimi” e cila do të kujdesej për mbajtjen dhe administrimin e shkollës normale, do të punonte për hapjen e shkollave të tjera shqipe, për botimin e librave dhe teksteve shqipe. Në Kongres u kërkua që shoqëria “Përparimi” të njihej zyrtarisht prej qeverisë turke.

Vendimet e Kongresit të Elbasanit i dhanë një hov të mëtejshem lëvizjes kombëtare e në mënyrë të veçantë luftës për përhapjen e shkollave dhe te shkrimit shqip.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco