Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

FOTO/ Vendi 'famëkeq' i pushkatimeve në komunizëm, ja si duket sot

FOTO/ Vendi 'famëkeq' i pushkatimeve në komunizëm, ja si duket sot

22:39, 30/08/2019
A+ Aa A-

Sot është dita Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë. Në këtë ditë, studiuesi dhe arkivisti Kastriot Dervishi ka sjellë foto nga vendi famkeq i të vetmit ekzekutim të filmuar në atë kohë dhe se si duket ai sot.

Fotoja është shkrepur në vitin 1946 ku janë ekzekutuar 3 të rinj, e ndërsa në po të njëjtin vend, pak metra më tutje u varën dy inxinierë.

Të gjitha këto, thekson Dervishi, kanë ndodhur përprara një turme, siç ai i quan "injorante".

"Në ditën e personave të zhdukur (30 gusht), po kujtoj vendin e të vetmit ekzekutim të filmuar të Shqipëri, skenës më makabre të parë ndonjëherë. Fotografitë tregojnë të njëjtin vend në dy vite të ndryshme, 1946 dhe 2019. Në Maliq të Korçës. Personat e pushkatuar janë: Eugenio Scaturo (29 vjeç), Vasil Mano (34 vjeç), Zorika Mano (27 vjeç), të tre të lidhur me njëri-tjetrin. Përveç tyre, pak metra më larg u varën inxhinierët Abdyl Sharra (35 vjeç) dhe Kujtim Beqiri (30 vjeç). Gjithë këto skena ndodhnin më 20 nëntor 1946 përpara një turme injorante dhe shihte një shfaqje sa makabre aq edhe të shëmtuar e pabesë", shkruan Dervishi.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco