FOTO/ Si jetonin shqiptarët pas rënies së Perandorisë Osmane?

FOTO/ Si jetonin shqiptarët pas rënies së Perandorisë Osmane?

10:23, 30/08/2019

Në vitin 1909, bankieri dhe filantropi milioner francez Albert Kahn, ndërmori një projekt ambicioz për të krijuar një koleksioni fotografik të popujve nga e gjithë bota.

Nuk është plotësisht e qartë se ku filloi misioni ballkanik, por ajo që është e sigurt është se dy fotografë të paguar nga ai, Jean Brunhes dhe Ogyst Leon, ishin në Bosnjë pak para shpërthimit të luftës së parë ballkanike në fillim të tetorit 1912. Misioni në Shqipëri u mbajt në vjeshtën e vitit 1913, kur Brunhes dhe Leon mbërritën në Durrës nga Mali i Zi.

Nga Durrësi ata kaluan lumin Erzen, i mbrojtur nga Esad Pashë Toptani dhe mbërritën në Tiranë, ku qëndruan për dy ditë. Nga Tirana, ata u kthyen në Durrës ku u nisën për në Tivar në Mal të Zi me anije për të shkuar në Shkodër.

Shkodra, fortesa e fundit e osmanëve në Ballkan, kishte rënë në duart e malazezëve më 22 prill 1913 dhe gjatë luftimeve një pjesë e madhe e qytetit ishte shkatërruar. Ata realizuan disa fotografi fantastike me ngjyra të jetës, veshjeve, dhe qyteteve shqiptare të asaj periudhe./Gazeta SI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco