Kur Presidenti amerikan uronte mbretin Zog Calvin Coolidge – President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kur Presidenti amerikan uronte mbretin Zog

10:26, 29/08/2019
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 15 shtatorit 1928, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me telegramin e presidentit amerikan Calvin Coolidge dërguar mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një telegram i vitit 1928 nga z. Coolidge për mbretin Zog 

Tiranë, 14 shtator. – Mbreti Zog sapo ka marrë shkresën e mëposhtme nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara :

“Unë jam i kënaqur t’i përcjellë Madhërisë Tuaj dhe popullit shqiptar urimet e mia me rastin e ngjitjes tuaj në fron. Populli amerikan bashkohet me mua në formimin e dëshirave më të sinqerta për shëndetin dhe lumturinë e Madhërisë Tuaj dhe për prosperitetin e Shqipërisë.”

(Nënshkruar): CALVIN COOLIDGE

    /Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco