Kur Gjergji dhe Luke lindën Prenkën, atë që sot nderojmë si At Zef Pllumi

Kur Gjergji dhe Luke lindën Prenkën, atë që sot nderojmë si At Zef Pllumi

14:02, 28/08/2019
A+ Aa A-

Më 28 gusht 1924 prej prindërve Gjergj Toma dhe Luke Mrisë lindi Prenka, i shuguruar Zef (Pllumi) OFM. Ishte frat françeskan, meshtar, por edhe arkivist, publicist, shkrimtar dhe rrëfyes i plagëve të shkaktuara nga dhuna e diktaturës në Shqipëri. Kreu maturën në liceun “Illyricum” më 1943, më 1943-44 ishte sekretar i At Anton Harapit dhe bashkëpunëtor i “Hyllit të Dritës”.

U arrestua dhe u dënua më 1946 me tre vjet heqje lirie. Pas burgut u kthye në Kuvendin Françeskan dhe u shugurua meshtar më 1958. U arrestua dhe u dënua sërish më 1967 dhe u lirua prej burgut më 1989, pasi kreu në total 25 vjet e katër muaj heqje lirie. Mes fotografive të Fototekës së Arkivit Qendror Shtetëror ruhen disa fotografi të dhuruara nga At Zef Pllumi, prej të cilave shkëpusin 3 syresh.

Fotografitë paraqesin një grua në moshë pakëz të thyer, veshur me veshje tradicionale të veriut të Shqipërisë. Fotografitë janë bërë më 1965 prej vetë At Zefit, në kohën kur shërbente si meshtar i Dukagjinit, 2 vite para dënimit të dytë. Foto © AQSh

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco