1990/ 'Asnjë mëshirë për gratë, të pushkatohen armiket'. si qeshte Ramizi me egërsinë e Shefqet Peçit

1990/ 'Asnjë mëshirë për gratë, të pushkatohen armiket'. si qeshte Ramizi me egërsinë e Shefqet Peçit

17:58, 27/08/2019
A+ Aa A-

Edhe pse ishte viti 1990 dhe komunizmi po humbte "shkëlqimin" e tij 45-vjeçar, sërish kishte anëtarë të Byrosë Politike që kërkonin të vazhdohej egërsia ndaj kundërshtarëve politikë, përfshirë këtu edhe gratë.

Një prej tyre ka qenë edhe Shefqet Peçi, që siç zbulon studiuesi Kastriot Dervishi, në pleniumin e 10-të të KQ, shfaqte vendosmërinë e tij për të dënuar me vdekje edhe gratë.

Nga Kastriot Dervishi

Më 16 – 17 prill 1990, u mblodh plenumi i 10-të i KQ, i cili iu kushtua “demokratizimit të mëtejshëm të jetës ekonomike të vendit”, ku u diskutua edhe “koncepti i drejtimit me llogari më vete të ndërmarrjeve deri në vetëfinancim”, “rritjen e përgjegjësive industriale e kolektive”, etj, mbi bazën e raportit të kryeministrit Adil Çarçani. Në lidhje me ndryshimet në legjislacionin vendas, kishte mbajtur një raport zëvendëskryeministri Manush Myftiu.

Në ndryshimet e paraqitura, hiqej dënimi me vdekje.

Ndryshimet e propozuar u realizuan me ligjin nr.7380, datë 8.5.1990, sipas së cilit, ndër të tjera, ndalohej dënimi me vdekje për personat nën 18 vjeç dhe për gratë. Mirëpo, këtu u tregua vigjilent Shefqet Peçi. Si mundej të mos pushkatoheshin edhe gratë. Në pleqëri nuk hiqte dorë nga huqet e kohëve të mëparshme.

Shoku Shefqet Peçi: Në raport thuhej që dënimi me vdekje të mos jepet kundër grave në asnjë rast dhe pa asnjë përjashtim. Po në qoftë se një grua është armike, spiune e kualifikuar në vite të tëra dhe i ka bërë dëme të mëdha atdheut, prapë të mos dënohet me vdekje?

Shoku Ramiz Alia: Shoku Shefqet, se ty të ka dalë nami që je kundër grave, mos fol këtu se do ta mbajnë mend mirë (qeshin).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco