Guri i qytetit të Përmetit

Guri i qytetit të Përmetit

14:08, 26/08/2019
A+ Aa A-

Guri i qytetit të Përmetit është një shkëmb masiv me faqe të thikta, me një latësi rreth 12 m. Në pjesën e sipërme të tij, guri rrafshohet në një sipërfaqe, mbi të cilën ruhen rrënojat e një fortifikimi të shek. IV-VI.

Në rrëzë të shkëmbit ruhet një trakt i periudhës antike.

Në sipërfaqen e sheshtë të gurit ka gjetje qeramike të antikitetit të vonë dhe mesjetës. Fortifikimi i përmendur edhe nga burimet antike, ka shërbyer si një pikë sinjalizimi dhe qëndrimi i një garnizoni të vogël për kontrollin e kalimit në luginën e Aosit (Vjosës).

Marrë nga Harta Arkeologjike e Shqipërisë, me autorë Pierre Cabanes, Muzafer Korkuti, Apollon Baçe dhe Neritan Ceka

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco