Kinemaja në zi/ Ndërron jetë Coli te filmi ‘Debatik’

Kinemaja në zi/ Ndërron jetë Coli te filmi ‘Debatik’

16:50, 22/08/2019
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë sot në moshën 75 vjeçare, aktori Shpëtim Zani, shumë i njohur për rolin e tij të Colit në filmin ‘Debatik’ me regji të Hysen Hakanit.

Ky ishte roli i tij i vetëm në kinematografinë shqiptare, por që ka mbetur në kujtesën e publikut mbarëshqiptar.

Aktori njihet për breza të tërë si Coli i filmit “Debatik”, ku Zani, shumë i voggël atëherë kishte rolin kryesor. 

Ishte regjisori i mirënjohur Hysen Hakani, ai që e përzgjodhi Zanin në rolin e Colit në vitin 1960, edhe pse siç është zbuluar vitet e fundit, ky rol fillimisht i ishte besuar aktorit të mirënjohur Koço Devole.

Shpëtim Zani nuk u angazhua më në asnjë rol, por gjithësesi tashmë ai do të mbetet i pavdekshëm në panteonin e kinemasë sonë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco