Xhamia e Gjin Aleksit në Delvinë

Xhamia e Gjin Aleksit në Delvinë

12:26, 20/08/2019
A+ Aa A-

Xhamia e Gjin Aleksit në Rusanj të Delvinës është pjesë e një kompleksi me një çezmë monumentale dhe katër tyrbe brenda oborrit të xhamisë. Ajo përbëhet nga salla e lutjeve me minaren dhe portikunnë anën veriore. 

Salla e lutjeve paraqet në plan përafërsisht një katror. Vëllimi kubik mbulohet me kupolë sferike, ndërtuar me tulla mbi trompa në qoshet. Në sallë hyhet nga porta e vetme në anën veriore, e mbuluar me hark të ulët dhe që e lidh me portikun. 

Marrë nga libri “Xhamitë e Shqipërisë. Historia, arkitektura, shek. XV- XIX” me autor Aleksandër Meksi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco