Mbërrin në Shqipëri, trupi i pajetë i Gjergj Xhuvanit

Mbërrin në Shqipëri, trupi i pajetë i Gjergj Xhuvanit

10:15, 20/08/2019

Ditën e sotme ka mbërritur në Tiranë trupi i pa jetë i regjisorit Gjergj Xhuvanit i cili u nda nga jeta me datën 14 gusht në Romë pas një ataku kardiak.

Trupi i tij është marrë nga familjarët mes lotësh dhe do të përcillet në vendin ku do të mbahet ceremonia e varrimit të tij, që do të bëhet në orën 14:00.

Ceremonia e varrimit do të jetë një ceremoni private ku të pranishëm do të jenë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.

Ashtu siç do ta ëndërronte çdo artist të vdiste në skenë, regjisori Xhuvani, humbi ndjenjat në sheshxhirimin e filmit të tij të fundit ‘Liqeni im’ që po xhirohej në Romë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco