1942: Riza Lushta, futbollisti shqiptar që mund të kishte luajtur për Montpellier nëse… Riza Lushta (Mitrovicë, 1916 – Torino, 1997)

1942: Riza Lushta, futbollisti shqiptar që mund të kishte luajtur për Montpellier nëse…

09:25, 20/08/2019

Nga Aurenc Bebja, Francë.

“L’Auto” ka botuar, të mërkurën e 16 dhjetorit 1942, në ballinë, një rrëfim të rrallë për futbollistin e talentuar shqiptar nga Mitrovica, Riza Lushtën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ai thjesht kaloi…

Në fund të verës së vitit 39, një i ri u paraqit me modesti para drejtuesve të “SO Montpellier”.

“Unë jam një student nga Shqipëria”, u tha ai, “dhe do të doja të luaja futboll në ekipin tuaj.”

Kandidati dha provat dhe…u integrua menjëherë.

Por një javë më vonë, ngjarjet e detyruan atë të kthehej në Itali.

Futbollisti në fjalë ishte Lushta, të cilin që prej atëherë e seleksionuan në Squadra Azzurra (kombëtaren italiane) dhe aktualisht luan në të majtë te Juventusi, midis Meazza-s dhe Ventimiglia-s. Dhe Juventusi mundi liderin (kryesuesin) e kampionatit, Livornon.

Drejtuesit e skuadrës së Montpellier-it pranojnë se nuk janë gati të gjejnë një sulmues të kësaj vlere.../Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco