Ndrek Luca dhe historia e bukur e një plisi te bardhë

Ndrek Luca dhe historia e bukur e një plisi te bardhë

07:48, 20/08/2019
A+ Aa A-

Ne kujtim te aktorit tone te madh, Ndrek Luca (1927 – 1993) dhe vellaut tone te dashur, Shefket Elshani (1946 – 2016)

Nga Sadik Elshani dhe Shaip Elshani

Plisi apo siç njihet ne popull edhe me emra te tjere: kesule, qylah, qylaf, qeleshe, kapice, kapuç, kapele, varesisht nga krahina etnografike, ze nje vend te vecante ne kuader te veshjes popullore. Eshte nder pjeset me te rendesishme e me karakteristike te veshjes sone kombetare, qe mbulon koken e qe menjehere bie ne sy. Se bashku me gjuhen dhe traditat tona, plisi eshte simbol i identitetit kombetar shqiptar, i cili u trashegua dhe u rujat qe nga kohet pellazgo – ilire e gjer ne ditet tona.

Perveç perdorimit praktik: mbrojtja nga te ftohtit, shiut e diellit te forte, plisi simbolizon, shpreh krenarine kombetare, qendresen, mosnenshtrimin ndaj pushtuesve te shumte, pastertine morale, ndershmerine e popullit tone. Plisi eshte nga ato simbole qe e identifikon shqiptarin ne nje turme njerezish qe nga largesia, ende pa patur mundesi qe ta kembesh nje fjale me te.Shqiptari nder shekuj e ka ruajtur me xhelozi e krenari kete simbol. 

Image

Vëllai ynë i madh, Shefketi (ndjesë pastë).

Deri aty kah vitet e 50-ta te shekullit te kaluar gati te gjithe meshkujt ne Kosove, duke filluar nga mosha e hershme e djalerese e kane bajtur ne koke plisin apo kapuçin e bardhe, siç i thone ne Kosove (sidomos neper fshatra). Kur kostumet kombetare nuk jane perdorur me si veshje e perditshme, plisi eshte perdorur edhe me veshje qytetare. Ata qe nuk e kane bajtur plisin, qe kane shkuar kryeshtruet, nuk jane pare me sy te mire nga popullsia, jane konsideruar si jokombetare, te pamoralshem, “te dalur fare”. Vellau yne i madh, Shefketi (ndjese past), ka qene i atij brezi qe gjithmone e ka mbajtur ne koke plisin e bardhe, vere e dimer, ate ne kurre nuk e kemi pare pa kapuç ne koke. Ai ka qene atdhetar, njeri i traditave tona me te mira: beses, miqesise, mikpritjes, nderit, bujarise, muhabetit e qe me shume dashuri e krenari e mbante plisin ne koke. Plisi per te ishte si nje relike, si diçka shume e shenjte dhe ai gjithmone i mbante plisat e cilesise me te larte, formave me te mira dhe gjithmone te paster, te bardhe si bora

Artistet shkodrane ne Suhareke (Therande)

Image

Ne qershor te vitit 1980 ne qytetin tone kishte ardhur per te dhene shfaqje trupa e Teatrit “Migjeni” te Shkodres me dramen “Baca i Gjetajve” te dramaturgut, Fadil Kraja (1931), ndersa rolin kryesor e lunate aktori i njohur shqiptar, Ndrek Luca. Per shfaqjet teatrore, grupeve muzikore nga Shqiperia interesimi ishte i jashtezakonshem. Edhe pse sallat ishin te mbushura perplote deri ne maksimum, jashte salles kishte plot njerez qe nuk kishin mundesi te hynin brenda, sepse ishte e pamundur, ata donin te ishin pjese e ketyre casteve te gezueshme e atdhetare. Ne keto shfaqje shqiptaret perveçse i shijonin kenget e valle e bukura shqiptare, lojen e aktoreve, sportisteve, ata e shfrytezonin rastin qe te shprehnin dashurine per Shqiperine,ishin raste te rralla ku mund te takonin vellezerit e tyre te nje gjaku.

Per shfaqjen ne fjale une nuk kam qene i pranishem, sepse atehere isha duke studiuar ne Zagreb te Kroacise dhe ishte e pamundur qe te isha ne Suhareke/Therande. Ngjarjen e meposhtme po e tregoj ne baze te rrefimeve te vellezerve te mi, Shefket e Shaip Elshani, te cilet kane qene te pranishem ne ke te shfaqje. Edhe kjo shjaqje si dhe shume te tjera me pare ishte pritur me entuziazem, duartrokitje, brohorima.

Here pas here salla shperthente me brohorimat: “Jemi me ty Bace”! Ishin keto çaste kur shqiptaret e Kosoves e shprehnin hapur dashurine per Shqiperine dhe urrejtjen per regjimin jugosllav. Pas shjaqjeve, derisa artistet shkonin ne autobus, apo per darke ne i shfrytezonim keto raste per t’u takuar me ta, per te kembyer ndonje fjale edhe perkunder percjelljeve te autoriteteve vendore, por edhe shoqeruesit e artisteve nga Shqiperia (sigurimsat – keto gjera ne nuk i denim atehere) mundoheshin qe t’i ndalonin ata per te biseduar me ne qe ishim shume te permallshem e shume kurreshtare.

Histori te shkuara…

Pas perfundimit te shfaqjes mikpritesit dhe artistet nga Shkodra kishin shkuar per te darkuar ne restorantin e fabrikes “Ballkan” qe ndodhej ne anen tjeter te rruges, perballe Shtepise se Kultures. Restoranti ka patur nje arkitekture mjaft modern, ne katin e pare ka qene menza e punetoreve, ndersa ne katin e dyte ka qene bistroja dhe restoranti ne sherbim te qytetareve.

Nje pjese ka qene e ndare per raste, festa, dreka e darka te psaçme, si ajo per artistet shkodrane. Pas shfaqjes edhe vellezerit e mi, Shefketi, Haliti, Shaipi, kusheriri, Sadri Azem Elshani dhe disa shoke te tjere kishin shkuar ne te njejtin restorant, por ne pjesen per publikun e pergjithshem, duke shpresuar se do t’i takonin aktoret shqiptare. Ata ishin ulur dhe po pinin diçka e po bisedonin dhe pas nje kohe, befas, aktori Ndrek Luca dhe nje aktor tjeter, emri i te cilit tani nuk u kujtohet vellezerve te mi, e kishin lene grupin e tyre dhe kishin shkuar te tavolina ku ishin ulur vellezerit e mi. Vellau yne, Shefketi,  ate nate e kishte patur ne koke nje plis shume te bukur, si per feste, si per ate rast te veçante.

Me siguri kjo i ka ra ne sy aktorit, sepse plisi i ka identifikuar ata si shqiptar me orientim kombetar. Ata i kishin ftuar aktoret qe t’u bashkangjiteshin atyre, Ndrek Luca dhe aktori tjeter ulen ne tavoline dhe pasi i kembejne pershendetjet dhe fjalet e rastit, Ndreka ia merr vellaut plisin nga koka dhe perkedhel me shume perzemeresi e dashuri: “Shiko sa i bukur qe eshte!” Ata kishin ndenjur per nje kohe dhe Ndrek Luca gjate tere asaj kohe e kishte mbajtur plisin ne duar e koke. Kusheriri Sadriu iu kishte drejtuar: “Bace mere nje lloze”. (Ne Kosove rakise se rrushit i kane thene shkurt, lloze, nga serbokroatishtja, per llozovaça).

Ndrek Luca me ate menyren e tij, me humor iu kishte pergjigjur: “Hiçja ate lloz – raki rrushi”. Ndersa vellaun tim, Shaipin, qe atehere ishte student ne Universitetin e Prishtines, e kishte pyetur se çka po studionte. Kur Shaipi i kishte thene se po studionte gjuhen ruse, edhe atij iu kishte drejtuar me ate stilin e tij karakteristik, duke bere pak gjeste, shprehje me sy e fytyre: “Na duhet per t’i shfletuar ato dokumentet e vjetra”. Kishin ndenjur sa kishin ndenjur dhe kur kishte ardhe koha per t’u larguar Ndrek Luca po ia zgjate doren qe t’ia jepte plisin vellaut tim, por vellau im nuk kishte pranuar: Jo, Bace, nuk e marre prape plisin, te qofte fale, tani ai eshte i yti”.

Ndrek Luca ishte munduar qe t’ia kethente plisin: “Po si ta marre, shiko sa i bukur qe eshte!” Vellau perseri kishte ngulur kembe se nuk mund ta merrte prap plisin dhe se po ia dhuronte me gjithe zemerdhe dhe e kishte uruar: “E bafsh me shendet Bace”! Disa te njohur u kishin thene vellezerve te mi se ishin ne qender te vemendjes te punonjesve te sigurimit vendor dhe atij krahinor dhe se duhet te kishin kujdes. Ne atehere nuk e çanim fort koken per keto pune langojsh.

Te fala

Ne vitin 2013, me rastin e 20 vjetorit te ndarjes nga kjo bote te aktorit Ndrek Luca, aktori dhe regjisori, Mevlan Shanaj, kishte pergatitur nje dokumentar me titull: “Te fala”, me skenar te poetes e skenaristes, Natasha Llako. Per titullin e ketij dokumentari regjisori Shanaj eshte shprehur ne nje interviste: “Te fala ndoshta eshte nje nga shprehjet me te rendomta ne gjuhen tone…por Ndreka e kishte ndoshta krejt te tijen, pasi ishte nje njeri qe tregonte gjithnje shpernguljen ne forme dashurie per Shkodren dhe Malesine. Mbeti pjese e tyre”. Por aktori yne i madhe sa here qe kishte mundesi i dergonte te fala edhe vellaut tone.

Pas demonstrative te studenteve te vitit 1981, bashkepunimi kulturor ne mes te Shqiperise dhe Kosoves u nderpre fare, nuk vinin me grupe muzikore, teatrore e sportive. Por, kishte levizje te rralla te njerezve qe kishin lidhje famijare ne Shqiperi dhe anasjelltas. Keto raste nganjehere i shfrytezonte aktori per t’i derguar te fala vellaut tone. Te kthehemi te dokumentari. Dokumentari eshte nje homazh, nderim per figuren e aktorit Ndrek Luca, jeten dhe vepren e tij artistike, rolet e shumta ne film, teater e televizion. Por, ajo qe na tehoqi vemendjen tone, ishte rrefimi i bashkeshortes se tij, zonjes Mimika, per çastet e fundit te jetes se aktorit. Ai ate dite si zakonisht ishte kthyer nga puna, por nuk e kishte ndier veten mire dhe i kishte kerkuar bashkeshortes valium, ndersa ajo ishte pergjigjur se nuk kishin.

Atehere ai sikur e kishte ndier se ato ishin çastet e fundit te jetes se tij, i kishte lene bashkeshortes disa porosi dhe i kishte kerkuar qe t’ia sillnin qeleshen. Sç duket ai e kishte ruajtur kete qeleshe si nje relike, si diçka te shenjte, ndoshta ia kishte kujtuar Kosoven, mikepritjen, dashurine vellazerore dhe historine e saj te lavdishme. Ia kishte kujtuar ate takim spontan, te ngrohte e shume vellazeror, prandaj nuk mundte te largohej nga kjo bote pa ate simbol, pa diçka te asaj pjese tjeter te kombit tone.

Ne kete dokumentar nuk permendet kjo histori e qeleshes, prandaj ne kete shkrim modest ne po i sjellim keto te dhena nga burime te dores se pare per te plotesuar, per te perjetesuar kete rrefim te bukur, kete rrugetim te atij plisi qe do ta shoqeronte aktorin tone te madh gjer ne frymen e tij te fundit. Ne nje interviste dhene gazetarit Milaim Zeka ne emisionin e tij, “Pa rrotlla”, zoti Shanaj e permend se ate qeleshe ia kishin dhene Ndrek Luces ne Kosove, por nuk e dinte si dhe kush ia kishte dhene. Ate ia kishte dhuruar vellau yne, Shefketi.

Pas nje postimi te shkurter te ketij shkrimi ne Facebook, zoti Besim Malota, tani me banim ne Amerike e qe ka patur njohje me aktorin Ndrek Luca, beri disa komente qe hedhin drite per disa detale (imtesi) rreth kesaj qelesheje te bardhe e qe i ploteson bukur ato qe u thane pak me larte: “Ky tregim eshte plotsisht i vertete. Ne mbremje kam vajtur per ngushlime te familja e Ndrek Luces dhe me beri pershtypje qeleshja e bardhe qe mbante ne koke i ndjeri Ndrek Luca. Pasi u shprehem ngushllime Gjergjit dhe bashkeshortes se Ndrekes, une e pyeta Gjergjin per qeleshen e bardhe dhe pergjigjen e mora nga Mamica.

Ajo me tregoi se kete qeleshe te bardhe Ndreka e ka kujtim nga Kosova. Me kete qeleshe i ka luajture te gjitha rolet ne filmat dhe dramat ne Shqiperi.

E ka lene AMANET TA VORROSIM ME TE SE KESHTU DO T’I KAM GJITHMONE PRANE VELLEZERIT E MI NGA KOSOVA.

Me mua ishin edhe dy deputet te Partise Demokratike, shkrimtari i njohur Rudolf Marku dhe Abdi Baleta dhe baskeshortet tona.

Te nesermen Ndreka eshte varrosur dhe kete qeleshe te bardhe e kishte ne koke”. Pastaj zoti Malota vazhdon: “Une nuk e dija se kush ia kishte dhene ate plis Ndrekes, por nje gje e di nga vete goja e Ndrek Luces se, ate plis e mbante me krenari dhe ishte dhurata me e mire qe ai kishte marre ndonjehere. Ai plise i bardhe beri jehone te madhe ne Tirane gjate diteve te mortjes se Ndrekes”.

Dy personazhet e ketij shkrimi nuk jane me ne mesin tone, Ndrek Luca u nda nga kjo bote ne vitin 1993, ndersa vellau yne ne vitin 2016. Aktori yne i madh na ka lene te regjistruara rolet e tij antologjike, te paperseritshem, ndersa vellau yne qysh ne vegjeli eshte kujdesur per familjen duke u ndihmuar prinderve ne fushe e pastaj duke u bere nje tregtar e afarist shume i suksesshem. Por, neve na ka mbetur ne kujtese edhe kjo histori e bukur e nje plisi te bardhe si bora, ashtu siç ishte e bardhe dhe e paster jeta e aktorit Ndrek Luca dhe vellaut tone te dashur, Shefket Elshani. I paharrueshem qofte kujtimi per ta!

Filadelfia, gusht 2019

Sadik Elshani, Shaip Elshani/Marrë nga Illyria

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco