Ndahet nga jeta gazetarja e mirënjohur, raportoi për eksodin e shqiptarëve

Ndahet nga jeta gazetarja e mirënjohur, raportoi për eksodin e shqiptarëve

17:04, 19/08/2019
A+ Aa A-

Radiotelevizioni shtetëror italian, RAI, është në zi për ndarjen nga jeta të gazetares Ida Colucci. E lindur në Romë më 1960, ajo hyri në RAI më 1991 dhe raportoi në radio, me pasion e dashuri të madhe për profesionin e gazetares, ngjarjet kryesore të viteve ’90, nga kronikat e zbarkimeve të refugjatëve shqiptarë në brigjet puljeze, te kronikat e procesit Tangentopoli dhe procesin Sisde.

Më 1998 kaloi në sektorin politik parlamentar dhe më 2002 në redaksinë e lajmeve të brendshme në TG2.

Për seksionin e lajmeve të përditshme në RAI 2, ku u bë nëndrejtore më 2009, Ida Colucci përcolli takimet më të rëndësishme ndërkombëtare, si asambletë e përgjithshme të OKB-së e takimet e G8 e G20, duke punuar në SHBA, Kanada, Korenë e Jugut, Japoni, Kinë e Brazil.

Mbuloi edhe politikën evropiane, rregullisht për dhjetë vjet këshillat e krerëve të qeverive në Bruksel dhe aktivitetet e programuara nga institucionet e BE. Në pranverën 2016 ndoqi atentatet në kryeqytetin belg dhe arrestimet e xhihadistëve të dyshuar.

Në gusht 2016 u emërua drejtore e TG2, rol që e mbajti deri në nëntor 2018 kur u emëruar nën varësinë direkt të administratorit të deleguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco