Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Tjetër lajm i kobshëm për bluzat e bardha/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur

Tjetër lajm i kobshëm për bluzat e bardha/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur

22:18, 18/08/2019
A+ Aa A-

Tjetër lajm i zi për mjekësinë shqiptare. Pas ndarjes nga jeta të profesor Thoma Kristos, bluzat e bardha në vend humbin një tjetër mjek të shquar.

Bëhet fjalë për mjekun nefrolog-internist, Arqile Gjikondi.

Doktor Arqileja është i njohur për mijëra pacientë, studentë, por edhe për median e shkuar e vizive për intervistat e tij të shumta.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kolegu i tij, Dr.Tritan Kalo.

Përmes një mesazhi në Facebook, Kalo i thur lavde karrierës së tij mjekësore, por pa lënë pas edhe anën e tij humane, shkruan Syri.net.

Postimi i Dr.Tritan Kalos:

Të qoftë i lehtë dheu Dr. Alqi Gjikondi….Në momentet e fotos sonë të fundit të bërë disa javë më parë te “Fresku”, unë KURRË nuk e mendoja se vjen kjo ditë, dhe ti do të largohesh prej nesh fizikisht, kolegu dhe miku ynë i shtrenjtë…..Kemi nisur së bashku një rrugëtim shumë të gjatë prej 1 Shtatorit 1976 në bangat e Fakultetit të Mjeksisë dhe pas Diplomimit në 30 Qershor 1982, duke ecur me përkushtim, profesionalizëm dhe mirëdashje pa anë nëpër labirinthet e përkujdesit shëndetsor ndaj popullit, rrugëtim që do dëshiroja ta vijonim së bashku edhe më tej….. Dr. ALQI GJIKONDI, kurdoherë ishe, je dhe do të mbetesh në mëndjet dhe zemrat tona, i urti, i mënçuri, i qeshuri, gojëmjalti, bashkëshorti e prindi shëmbullor, mjeku pasionant e miku ynë i shtrenjtë…..R.I.P.!!!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco