'Dinjiteti përballë totalitarizmit'/ Ekspozitë fotografike dhe arkivore e përndjekjes së Sigurimit ndaj të internuarve në Myzeqe

'Dinjiteti përballë totalitarizmit'/ Ekspozitë fotografike dhe arkivore e përndjekjes së Sigurimit ndaj të internuarve në Myzeqe

21:28, 18/08/2019
A+ Aa A-

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, Institutin për Integrimin e të Përndjekurve, Shoqatën Antikomuniste të tëPërndjekurve Politikë, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktivehapi sotnë Lushnjëjavën përkujtimore “Dinjiteti përballë totalitarizmit, gusht 2019”, organizuar në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Në orën 10.00, ish-të internuarit e trashëgimtarë të tyre, të ardhur nga i gjithë vendi dhe jashtë tij utakuan pranë memorialit kombëtar të internim-dëbimeve ku,në praninë e përfaqësuesve të Kuvendit, pushtetit lokal dhe institucioneve të sipërpërmendura, u nderua sakrifica dhe dinjiteti njerëzor i atyre mijëra njerëzve që e shkuan jetën nëqendra internimi.

Në vijim, në Pallatin e Kulturës “Vaçe Zela”, Lushnjë u organizua ekspozita fotografike me profile të të internuarve, e titulluar “Historitë e patreguara të Lushnjës” dhe ekspozita me materiale arkivore të AIDSSH mbi persekutimin komunist në këtë zonë, me interesimin e madh të të pranishmëve dhe ndërveprim mbi materialet e mbledhura e ato që do të shfrytëzohen në vazhdimësi.

Më pas, në sallën e teatrit, ish-të internuarit dhe trashëgimtarët e tyre, qytetarë e të ftuar të tjerë,përfaqësues të pushtetit lokal, institucioneve publike, deputetëve të zonës, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile morën pjesë në prezantimin e projektit të Autoritetit në bashkëpunim me IPP, SHAPP dhe pushtetin lokal, për kthimin në vende kujtese të qendrave të internimit.

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të z. Fatos Tushe, kryetar i Bashkisë Lushnjë. Zonja Gentiana Sula, kryetare e AIDSSH, prezantoi projektin e ardhshëm të Autoritetit me komunitetin lokal, kthimi në vende kujtese i shtëpive e ndërtesave simbolike në fshatrat e të internuarve në Lushnjë, Divjakë e Fier, me pllakate përkujtimore që t’i flasin të sotmes dhe t’ua rrëfejnë brezave historitë e patreguara të zonës ku u internuan 90% e kundërshtarëve politikë të sistemit. Vijuan  përfaqësues të të përndjekurve, z. Sofokli Kuqeshi, organizator i grumbullimit të përvitshëm të Lushnjës, z. Simon Mirakaj, ish-i internuar në Lushnjë dhe një ndër nismëtarët e idesë për zbardhjen e së shkuarës në zonë; z. Uran Kostreci, ish-i dënuar dhe z. Nebil Çika, përfaqësues i SHAPP, të cilët paraqitën këndështrimet e tyre ndaj projektit dhe mënyrës si t’i qasemi të shkuarës.

Ekspozita fotografike “Historitë e patreguara të Lushnjës”, e bazuar në foto autentike të të internuarve në fshatrat e Lushnjës, Fierit, Divjakës e Elbasanit, dhe gjendjen e tyre sot, 30 vjet pas rënies së regjimit komunist, synon të sjellë në vëmendje historitë e patreguara të kampeve, profilet e njerëzve dhe vendeve, për të ndërtuar një narrativë gjithëpërfshirëse për to, bazuar në dokumentimin e së djeshmes dhe të sotmes, historitë familjare dhe individuale të të internuarve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit gusht.

Ekspozita me materiale arkivoreprezantoidhjetëra dosje të përndjekjes së Sigurimit ndaj faktorit antikomunist në zonën e Lushnjës, shumë prej të cilave, për herë të parë.

Materialet prej disa mijëra faqesh iu vunë në dispozicion të të interesuarve, studiues dhe kërkues shkencorë, ish-të përndjekur dhe familjarë të tyre, shoqëri civile dhe media, duke mundësuar njohjen me inventarët e plotë, dosje përpunimi, hetimore-gjyqësore, regjistra, relacione dhe statistika që kanë të bëjnë me survejimin e elementit “armik” në zonë. Të gjitha materialet e sipërpërmendura janë deklasifikuar. Të interesuarit plotësuan formularët përkatës për t’i lexuar këto dokumente. 

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është përgjegjës për zbatimin e ligjit, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, bazuar në ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Për të ndjekur veprimtarinë e Autoritetit, ndiqni faqen tonë www.autoritetidosjeve.gov.al ose në Facebook, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, AIDSSH, ku mund të merret informacion për veprimtaritë e zhvilluara dhe ato të pritshme.

AIDSSH mbetet i hapur për propozime dhe bashkëpunime, me qëllim fuqizimin e dialogut dhe edukimin qytetar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco