U shua në moshën 55-vjeçare/ Kush ishte gazetari dhe publicisti i mirënjohur Fatos Baxhaku

U shua në moshën 55-vjeçare/ Kush ishte gazetari dhe publicisti i mirënjohur Fatos Baxhaku

17:48, 16/08/2019

Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare gazetari dhe publicisti i mirënjohur, Fatos Baxhaku, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Baxhaku ka qenë një nga pionieret e shtypit të pavarur shqiptar në fillim të viteve ’90 dhe është dalluar veçanërisht në zhanrin e reportazheve të shkruara dhe televizive.

Fatos Baxhaku një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

CV-ja

Baxhaku ka lindur ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria).

Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”. Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Unversitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në Histori.

 Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave.

Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetes Shqiptare”.

Në periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”.

Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”.

Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar në televizionin “Vizion Plus”.

Në 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshëm “Shqip”.

Aktualisht (2015) është gazetar në profesion të lirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco