Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

FOTO/ Dhimbje pa fund për të gjithë miqtë dhe kolegët e Gjergj Xhuvanit, ja ç'shkruajnë

FOTO/ Dhimbje pa fund për të gjithë miqtë dhe kolegët e Gjergj Xhuvanit, ja ç'shkruajnë

13:27, 15/08/2019
A+ Aa A-

E gjithë kinematografia shqiptare është në zi.

Regjisori, skenaristi Gjergj Xhuvani u nda nga jetë në moshën 56 vjeçare  nga një sëmundje e rëndë.

Ai mbylli sytë përgjithmonë në një spital në Romë.

Momente dhe filma të pahurrueshëm i dha ai kinematografisë shqiptare ku si  regjisor: Në kërkim të kujt - (2011) telefilm me 5 seri, Lindje, perëndim, lindje - (2008), I dashur armik - (2004), Parullat -(2001), Funeral Business - (1999), Dashuria e fundit - (1995), Një ditë nga një jetë - (1994), E diela e fundit - (1993), Bardhë e zi - (1991)

Si skenaristë ai shkroi : Në kërkim të kujt - (2011) telefilm me 10 seri, I dashur armik - (2004), Parullat -(2001), Funeral Business - (1999). Dashuria e fundit - (1995). Një ditë nga një jetë - (1994), E diela e fundit - (1993), Bardh e zi - (1991) dhe si producent dhe aktorë ai luajti ne filmat: Funeral Business - (1999), Një ditë nga një jetë - (1994), Edhe ne luftuam - (1981) (TV),Hije që mbeten pas - (1985).

Gjithashtu nuk mund të lëmë pa kujtuar se ai ishte i pari që bëri të mundur që filmi shqiptarë të prekte një skenë të madhe ndërkombëtare, si ajo e Festivalit të Kanës me filmin ‘Parrullat’.

E nuk kishte si të ndodhte ndryshe megjithë këtë krijmtari artistike ai kishte shumë miq e shokë që e kujtojnë Gjergjin përmes veprave të tij dhe fragmenteve jetësore.

‘Nuk e di pse dhimbja po më mbyt kaq keq, ngaqë ike kaq herët, ngaqë ishe kaq i talentuar, ngaqë jeta të përkëdheli aq shumë apo ngaqë u tregua kaq e pamëshirshme këto vitet e fundit?Lamtumirë Gjergj Xhuvani mbiemër dhe emër me emër në Shqipëri’ ka shkruajtur në statusin e tij regjisori Mevlan Shanaj. 

Lexoni disa nga postimet prekëse:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco