Gunga në këmbë/ Si e 'gënjeu' familjen për shëndetin i ndjeri Gjergj Xhuvani

Gunga në këmbë/ Si e 'gënjeu' familjen për shëndetin i ndjeri Gjergj Xhuvani

21:55, 14/08/2019
A+ Aa A-

Regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani që ndërroi jetë mesditën e sotme e kishte mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore nga familja e tij. Ai ishte nisur vërtet drejt shtetit fqinj për të xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

Xhuvani qëndroi në Itali edhe dy ditë më tepër pas përfundimit të xhirimeve të filmit. Regjisorin kishte filluar ta shqetësonte një gungë në këmbë dhe nuk i kishte treguar asgjë familjes së tij. 

Gunga nuk e lejonte të mbante protezën që Gjergj Xhuvani kishte prej kohësh, pasi regjisorit i mungonte një këmbë. Familaj e tij është njoftuar ndërkohë që ishin nisur nga pushimet në Sarandë drejt Tiranës.

Ata ishin përgatitur për të pritur familjarin e tyre në aeroport, që duhet të mbërrinte rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme. Por fatkeqësisht në vend të Gjergjit familja mori lajmin e kobshëm për vdekjen e tij.

Regjisori i njohur u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 56-vjeçare në një spital në kryeqytetin italian, Romë. /Dosja.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco