Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Xhuvani

Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Xhuvani

15:16, 14/08/2019

Ka ndërruar jetë sot në moshën 56-vjeçare, regjisori i njohur Gjergj Xhuvani.

Ai vdiq në një spital në Romë, ku po kurohej nga një sëmundje e rëndë. Nje vit me pare kishte bere nje nderhyrje kirurgjikale.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar.

Por kush eshte Gjergj Xhuvani?

Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë.

Në vitin 1986 diplomoi në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë ‘Bardhë e zi’.

Regjisor

Në kërkim të kujt - (2011) telefilm me 5 seri

Lindje, perëndim, lindje - (2008)

I dashur armik - (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business - (1999)

Dashuria e fundit - (1995)

Një ditë nga një jetë - (1994)

E diela e fundit - (1993)

Bardhë e zi - (1991)

Skenarist

Në kërkim të kujt - (2011) telefilm me 10 seri

I dashur armik - (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business - (1999)

Dashuria e fundit - (1995)

Një ditë nga një jetë - (1994)

E diela e fundit - (1993)

Bardh e zi - (1991)

Producent

Funeral Business - (1999)

Një ditë nga një jetë - (1994)

Aktor

Edhe ne luftuam - (1981) (TV)

Hije që mbeten pas - (1985)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco