Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Reliktet e përsosura ringjallen deri në imtësi nga blogeri i famshëm

Reliktet e përsosura ringjallen deri në imtësi nga blogeri i famshëm

08:08, 14/08/2019
A+ Aa A-

Nëse je i apasionuar pas muzeve e relikteve dhe dëshiron të shijosh fotografitë e relikteve nga afër, nuk mund të humbësh fotografitë e Dongmaiying-ut, një bloger i mirëpritur shumë në internet.

Image

Gotë me pipëz në formë lotusi e dinastisë Qing në Muzeun e Provincës Hubei

Si fotograf i muzeve, shkruan  CRI, Radio e Jashtme e Kinës, Dongmaiying-u vlerësohet nga ndjekësit se "ka aftësinë e jashtëzakonshme për kapërcimin e qelqit dhe për kontrollimin e dritës së llambave me fuqinë e mendjes". Tani ai ka mbi 3 milionë ndjekës dhe shumë prej tyre shkojnë në muze dhe u pëlqejnë reliktet falë fotografive të Dongmaiying-ut.

Duke vizituar blogun e Dongmaiying-ut, shumë njerëz habiten nga hollësirat dhe delikatesën e relikteve: në fotografitë e tij demonstrohet bukuria e shpërfillur në stendat e muzeve.

Image

Shtambë e qelqtë e dinastisë Jin Lindore, në Muzeun e Qytetit Nankin

Dongmaiying-u zbulon shpeshherë detajet që shpërfillen nga vizitorët e tjerë, p.sh. pjesa e një skulpture, vijat e lakuara në një shishe etj. Mrekullitë në projektim zmadhohen në fotografitë e tij, të cilat duket sikur kallëzojnë historinë e relikteve të vendosura prapa xhamit.

Muzeu i Pallatit të Dimrit, Muzeu Kombëtar i Kinës, Muzeu Metropolitan i Artit, Muzeu i Britanisë, Muzeu i Shangait, Muzeu i Provincës Guangdong, Muzeu i Provincës Sichuan ... nga viti 2011 deri më sot, Dongmaiying-u ka fotografuar mbi 100 muze kineze dhe të huaja.

Image

Tavani i Sallës së Përkores në Muzeun e Pallatit të Dimrit

Shumë njerëz mendojnë se fotografi i këtyre veprave të mrekullueshme punon patjetër në muze ose është i pasur dhe ka shumë kohë të lirë për të udhëtuar në mbarë botën. Por ai thotë hapur se puna e tij zyrtare s'ka lidhje fare me muzetë e reliktet dhe se është vetëm një vizitor i thjeshtë që parapëlqen muzetë dhe publikon fotografi në blogun e vet.

Në botën reale, 34-vjeçari punon në një kompani të letrave me vlerë. Falë shumë rasteve për të shkuar me shërbim jashtë, ai viziton muze të vendeve të ndryshme në kohën e lirë në mesditë ose në fundjavë. "Dongmaiying" është nofka e tij në blog.

Image

Shtatorja prej terrakote e gjeneralit të dinastisë Qin, në Muzeun e Varrezës së Perandorit Qinshi Huang në qytetin Xian

Në fund të vitit 2012, ai publikoi në blog një fotografi të tasit të artë me vizatime lotusi dhe rose mandarinë. Në anët dhe fundin e tasit, janë të vizatuara saktësisht format e shumë kafshëve, si dhelpër, lepur, dre, papagall, rosë mandarinë etj. Kjo fotografi u vlerësua dhe u nda me të tjerët nga shumë përdorues të internetit.

Image

Tasi i artë me vizatime lotusi dhe rose mandarinë i dinastisë Tang, në Muzeun e Provincës Shaanxi

Qysh atëherë, Dongmaiying-u i ka vënë shpesh fotografitë e veta të bëra në muze në blogut e vet dhe veprat e tij kanë tërhequr gjithnjë e më shumë ndjekës.

Dongmaiying-u pyetet shpeshherë si i bën këto fotografi të bukura. Më vonë, ai publikoi drejtpërdrejt mjetet e veta: një kamera "Canon 5D-IV" dhe një lente objektivi "Canon EF 100mm f/2.8 USM".

Image

Tavani i pallatit "Wanshanzhengjue" në tempullin "Longfu", në Muzeun e Arkitekturës së Lashtë të Pekinit

Ai pyetet gjithashtu për metodën e fotografimit. "A fotografoni me aparatin brenda stendës?" Në fakt, pjesë dërrmuese e veprave të tij janë bërë nga pas xhamit, vetëm me një përjashtim, kur Muzeu i Qytetit Wuhan e ftoi të bënte fotografi dhe punonjësit atje nxorën reliktet nga stenda posaçërisht për të.

Shumë njerëz kanë kuriozitet: "Si mund të realizohet fokusimi aq i saktë dhe mbajtja e aparatit aq e qëndrueshme?"

Dongmaiying-u pohoi sinqerisht: "Sepse unë nuk tregoj fotografitë jo të mira."

Image

Shishe nefriti e dinastisë Qing, në Muzeun Zhendan, Shangai

Gjatë fotografimit në muze, Dongmaiying-u nuk ndjek ndonjë proces të caktuar. Në disa muze që i viziton shpesh, ai është i njohur me çdo send në demonstrim. "Pra, kur zbuloj ndonjë detaj që më tërheq vëmendjen, e fotografoj."

Image

Sobë kuarci me kapak e dinastisë Qing, në Muzeun e Qytetit Nankin

Dongmaiying-u ka bërë afro 450 mijë fotografi në muze dhe numri i ndjekësve të blogut të tij i kalon 3 milionët.

Në uebsajtin "Zhihu", i njohur për pyetje e përgjigje të njohurive, u bë një pyetje: "Si e vlerësoni fotografin e relikteve Dongmaiying?" Një përgjigje ishte "Krahas fotografive të mrekullueshme, ai më pëlqen për këmbënguljen e tij në shijimin e relikteve në muze."

"Në fakt, nuk e kam konsideruar kurrë si një barrë, sepse për mua, kënaqem nga fotografimi, që është mënyra dëfruese për mua," thotë Dongmaiying-u.

Image

Statujë porcelani e Budës Guanyin (Perëndeshës së Mëshirës) të ulur, nga furra "Dehua" e dinastisë Ming, në Muzeun e Pallatit të Dimrit

Sot, vizita në muze është bërë një modë për të rinjtë kinezë. Përdoruesit e internetit shpesh bëjnë komente poshtë fotografive në blogun e Dongmaiying-ut: "Falë albumit tuaj, vizitova këtë muze".

Një nxënës në shkollën e mesme, i tha në një koment:"Ju faleminderit për demonstrimin e aq shumë relikteve të bukura përpara nesh."

Çdo herë kur lexon mesazhe të tilla, Dongmaiying-u kënaqet shumë për pasionin e brezit të ri për kulturën tradicionale kineze.

Image

Ekspozita e Stolive "Van Cleef & Arpels" e vitit 1928, në Muzeun e Artit "Today", Pekin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco