Sot, ditëlindja e mbretëreshës Geraldinë

Sot, ditëlindja e mbretëreshës Geraldinë

13:37, 06/08/2019
A+ Aa A-

Sot, kujtojmë lindjen e mbretëreshë Geraldinë (6 August 1915 – 22 October 2002) në Budapest.

Sipas Muzeut Historik Kombëtar, mbretëresha Geraldinë rrjedh nga një familje shumë e njohur hungareze. Origjina e familjes së saj daton e dokumentuar qysh nga periudha e Mesjetës, kur Hungaria u pushtua nga Arpadët në vitin 894, dhe kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë Arpadiane.

E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës.

Më pas gjyshërit e saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare.

Kontesha Geraldinë iu përkushtua me gjithë shpirt skenografisë, sociologjisë, historisë, letërsisë, etj.

Mbretëresha Geraldinë, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë.

Kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Ajo u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco