'E vërteta, nuk ka nevojë për yndyrë shkrimtari, më thoshte Petro Zheji'/ 'Në sirtar' – Tregime nga Muç Xhepa

'E vërteta, nuk ka nevojë për yndyrë shkrimtari, më thoshte Petro Zheji'/ 'Në sirtar' – Tregime nga Muç Xhepa

22:41, 05/08/2019
A+ Aa A-

Muç Xhepa vendosi të hapë “Sirtarin” e tij të kujtesës dhe të nxjerrë ca rrëfime për të tjerët, i takojnë së kaluarës, por që i shërbejnë së ardhmes. Janë dëshmi të gjalla, ngjarje të vërteta me emra të vërtetë që risjellin atë pasiguri të dikurshme, e pa bërë ende e dikurshme e gjithë, lufta e klaseve, por që ishte urrejtje ndaj qytetarisë, përndjekje, arrestime, por dhe qëndresë, miqësi sfiduese, dinjitet e mllefe ndaj së keqes, dashuri, nderim për shokët, për të ikurit, tragjeditë… dhe dritë e beftë hëne, që duket sikur do të prarojë kujtesën për ta bërë, pse jo edhe më të bukur natën e fatit, shkruan shkrimtari Visar Zhiti, për librin e ri me tregime nga Muç Xhepa.

Ndërsa vetë autori, në një parafjalë për librin me tregime shkruan:

Prej vitesh kam ngurruar të hedh në letër kujtime, të cilat i kam ruajtur me fanatizëm.

Mentori im, antikomunisti Petro Zheji, më kishte sugjeruar herë pas here t’i shkruaja ato. E vërteta, thoshte ai, nuk ka nevojë për yndyrë shkrimtari. Detyrimi ndaj tij, si dhe ndaj miqve, të cilët nuk jetojnë më, por dhe atyre që mbijetojnë në amoralitetin postkomunist, e mundi mëdyshjen time.

Tregimet në këtë libër nuk janë imagjinare. Njerëzit, vendet dhe ngjarjet janë reale, emrat janë përmendur ashtu siç janë përdorur në atë kohë. Le të vendosen këto copëza jete në mozaikun e madh të ndërgjegjes kolektive që ajo kohë të mos përsëritet më kurrë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco