Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Meta uron poetin me rastin e 65-vjetorit/ Vajza: Surpriza dhe dhurata më e bukur për babin

Meta uron poetin me rastin e 65-vjetorit/ Vajza: Surpriza dhe dhurata më e bukur për babin

22:07, 04/08/2019
A+ Aa A-

Pak minuta më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta do të uronte poetin Hamit Aliaj me rastin e 65-vjetorit të lindjes.

Por pas urimit të kreut të shtetit ka reaguar edhe vajza e poetit, Besikda Aliaj.

Ajo falënderon Metën për urimin.

Sipas saj, kjo ishte një surprizë dhe dhuratë e veçantë në 65-vjetorin e të atit.

Reagimi i Beskida Aliaj:

Faleminderit presidentit të Republikes së Shqipërisë z.Ilir Meta, për urimin që i ka bërë babait tim për 65 vjetorin e lindjes nëpërmjet këtij postimi të bërë në faqen e tij

Një surprizë e veçantë dhe po kaq dhuratë e bukur urimi juaj zoti President në 65-vjetorin e babait tim, poetit Hamit Aliaj.

Unë vajza e tij, me krenarinë që më jep fakti që jam vajza e tij nuk gjej fjalë t’ju falenderoj,mbi të gjitha për vemendjen si shenjë respekti jo vetem ndaj babait tim, por ndaj gjithë asaj treve qe ngjizi në të shpirtin e poetit, per t’ju dhenë po me shpirtin e poetit vendlindjes, tokes se te pareve, atdheut.

Pranoni zoti President mirenjohjen e nje vajze qe lumturohet kur njerez te mire i gjenden prane babait te saj.

Paçi bekimin e zotit Ju dhe familja juaj e bëfshi me te miren per Shqiperine tone.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco