Humbje e madhe për Digitalb/ Televizioni më i madh në vend nuk është më pjesë e platformës

Humbje e madhe për Digitalb/ Televizioni më i madh në vend nuk është më pjesë e platformës

16:32, 01/08/2019
A+ Aa A-

Kompania Digitalb ka hequr sot nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus. Siç bëhet e ditur, kjo ka ardhur si pasojë e dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës mes dy kompanive.

Televizioni më i madh në vend, ka qenë pjesë e kësaj platforme Pay Tv që prej fillimit të transmetive të saj, por tashmë kontrata mes tyre nuk është arritur.

Tv Klan ka njftuar sot shikuesit e tij, që e kanë ndjekur nepërmjet platformës Digitalb, se duke nisur nga 1 gushti sinjali i Tv Klan dhe Klan Plus, veç platformës pa pagesë digitale tokësore, është edhe në transmetim satelitor në platformën Tring si dhe në të gjithë kompanitë kabllore dhe IPTV në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Petrit 01/08/2019 19:55

Me falni por abonimin tone qe kam bere per nje vit kush e paguan ?

Shto koment

Denonco