FOTO/ Vdes në moshën 95 vjeçare artisti i madh venezuelian

FOTO/ Vdes në moshën 95 vjeçare artisti i madh venezuelian

09:40, 30/07/2019
A+ Aa A-

Artisti venezuelian Carlos Cruz-Diez ka vdekur në Paris në moshën 95 vjeçare.

Ai ishte një nga pionierët e artit kinetik dhe optik, veprat abstrakte, shpesh gjeometrike të të cilit shfaqen në shumë nga muzetë kryesorë të botës.

Shumë prej pikturave të tij përdorën ngjyra dhe linja për të krijuar një ekran marramendës i cili do të ndryshonte në varësi të këndvështrimit të vizitorit.

Ai thoshte se: “Arti im vazhdimisht ndryshon sepse drita vazhdimisht ndryshon".

Ai lindi në Caracas dhe studioi atje, por vazhdoi të kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij në Paris.

Punimet e tij nuk mund të gjenden vetëm në muzetë më të mirë në botë si Tate Modern në Londër dhe Muzeun e Artit Modern në New York, por edhe në hapësirat publike siç është aeroporti Simon Bolivar në Caracas, ku murale e tij shtrihen në disa mure dhe dysheme.

Edhe vendkalimet për vizitorët ai i ka kthyer në shumë ngjyrësh në disa vende duke prishur standardin e vijave të bardha.

Në Liverpool, Cruz-Diez ridizenjoi një ish-anije pilote në një variant shumëngjyrësh të kamuflazhit "të verbuar" të përdorur në WWI. 

Ai ishte 90 vjeç kur mori thirrjen për të krijuar një dizajn për anijen në qytetin anglez.

Megjithatë, jo i gjithë arti i tij është në një përmase kaq të madhe. Pikturimi i tij i vitit 1967 Physichromie N. 321-A mat 2.4m me 0.6m.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco