FOTO SPEKTAKOLARE/ 2 vjet për të kapur imazhin prefekt të hënës

FOTO SPEKTAKOLARE/ 2 vjet për të kapur imazhin prefekt të hënës

17:42, 28/07/2019
A+ Aa A-

Një fotograf britanik kaloi dy vjet duke u përpjekur të kapte foton perfekte hënës që ngrihej mbi një nga kodrat më piktoreske të Mbretërisë së Bashkuar.

Pamja magjike tregon disa këmbësorë që qëndrojnë në majë të kodrës, ndërsa hëna ndriçon siluetat e tyre.

Astrofotografi Andrew Dawson, 44 vjeç,  publikoi pamjen mahnitëse që tregon një hënë të plotë që ngrihet mbi Roseberry Topping, në Yorkshire Verior, përcjell Syri.net.

Ai kapi rreth 100 imazhe teksa kaloi një orë e gjysmë duke shikuar hënën ndërsa muzgu po binte.

"Është një shkrepje që e kam ndjekur për kaq kohë. Kur mora imazhin vetëm  mendova se unë kam një imazh të veçantë dhe kam shkova në shtëpi. Është vërtet e këndshme të marrësh një imazh të tillë.”, thekson fotografi, citon Daily Mail.

Andrew kapi foton pas zbulimit të pozicionit të hënës nëpërmjet një aplikacioni në telefonin e tij.

Ja pamjet magjike:

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco