‘Do Zoti të dëgjon idhulli o artist’-Nga Moza Demiri

‘Do Zoti të dëgjon idhulli o artist’-Nga Moza Demiri

14:03, 25/07/2019
A+ Aa A-

Nga Moza Demiri

Z. Budina, pas prishjes së Teatrit që Mafia bashkë me Kadarenë ka vendosur, shpresoj të mos kesh më idhull pa krena, i cili po ndihmon skuthërisht në prishjen e Teatrit.

Të jesh shkrimtar i madh jo domosdoshmërisht j'e dhe njeri i madh, ku kjo madhësi varet dhe është e lidhur ngusht me karakterin dhe principet e një njeriu, ku idhulli juaj nuk gëzon asnjërën prej tyre, por do iki nga kjo botë si një njeri cinik me penën në dorë që diti vetëm të shkruaj dhe të bëj kompromise për interesa personale....prandaj, lutjet tuaja do shkojnë në vesh të shurdhët!

Aktori Budina mes fjalimit të tij i bëri thirrje Kadaresë, idhullit te tij, madje dhe me lotët qe i rridhnin me shpresën që dhe shkrimtari do prekej....!!

Z. Budina, jam e sigurt që Kadareja ka mbyllur veshët derisa Teatri të shëmbet, për të cilën është edhe vullneti i tij...dhe në fund të thotë si gjithmonë: - Unë nuk merrem me këto punë!!

Po pse i luteni shkrimtarit ?! - j'u mendoni se ai do j'u përgjigjet.... j'a po ta them unë që Jo.

Idhulli juaj ka disa arsye të forta të cilat i ka të trashëguara që në kohën e komunizmit, nuk i prish punët e veta për askënd në këtë botë.... !

- J'a ti rreshtojmë disa prej tyre....

1- Ju mendoni se, ai do prishi rehatinë e vet të cilën nuk e ka cënuar kurrë për asnjë kauz popullore, për asnjë krizë të vendit të tij, për të cilën dyshoj se akoma e quan të tijën....

2- Ju mendoni se, ai do idhnoj Ramën se ty të dhemb shpirti për prishjen e Teatrit...? i cili i jep te mira materiale dhe i siguron fëmijët nëpër Ambasada të botës pa pikën e meritës, apo dijen rreth dipllomacisë, por ngulen nëpër këto poste veçse janë femijët e Kadaresë së përkëdhelur, i cili po jep shembullin edhe tek fëmijët të veprojnë njësoj, dhe për të gjitha këto i lipset pushteti i rradhes ?!

3- Ju mendoni se ‘pena e artë’ e vendit do të prishet me Erjonin që i bënë punët e shtepisë në konakun muze që kanë hedhur mijëra dollarë për restaurimet e tyre, si në Gjirokastër edhe në Tiranë!

4- Po si mendoni ju, që ai do dali në krahë të popullit ku ishte nga të parët për prishjen e Teatrit ashtu nën za, mos me e nigju askush.... dhe ka një vit e gjysëm që fshihet si skuthi e nuk thotë asnjë fjalë për krizën e madhe që ka kapur keqas vendin, nese është akoma edhe i tij !

5- Ju mendoni se, ai ka dhimbje per artin tuaj ?!...jo more Jo, mos u qurravitni dhe ulnin burrnin tuaj para një njeriu cinik që as ka dashur të dijë dhe as do t'ja dijë sikur flaka t'i bjeri e gjithë Shqipërisë, mjafton ai të marri ato ç'ka do, siç ka bërë në të gjitha sistemet regullisht dhe me zellin më të madh, duke mbrojtur interesat e të gjithë pushtetarëve në fuqi.

- - - - (Këtë të fundit e kam për të gjithë ata që e justifikojnë se ishte i ‘detyruar’ nga sistemi i egër.... OK e pranoj.... Po tash e 30 vjet demokraci që ka bërë të njejtën gjë, kush e detyroi?!....j'a t'ja u jap një përgjigje sipas meje gjithmonë, për të qenë korekte; madje edhe për kohën e komunizmit...është qenia e tij e vërtetë ashtu lakuriq, ky eshte ai i tëri si karakter, shkrimtar i ‘vogëlmadh’, cinik e pa ndjenja, as kombëtare dhe as individuale.)

Nuk mendoja kurrë që një artist do arrinte deri aty sa të deklaroni Kadarenë si ndihmës në rënien e regjimit komunist, apo ato ç'ka keni lexuar përsëprapthi ‘rrëzuan regjimin’ një absurditet i pazakont, madje një gënjeshtër e madhe, përralla të para në gjumë....Kjo është një lajthitje e madhe që vapa ka ndikuar keqas për të thënë gjëra absurde...Kadare është një shkrimtar oborri i përkëdhelur nga të gjitha sistemet dhe mos t'ju shkoj mendja kurrë se do j'u vij në ndihmë apo do thotë një fjalë për Teatrin!!

Nëse rastesisht j'u ka dëgjuar dhe ndodhet ne Tiranë, nesër pret biletën dhe mbath këpucët për në Francë, e vetmja gjë që mësoi të bëj qëkur n'drroi sistemi....ikjen skutherisht nga problemet dhe ardhjen kur ka interesa materiale apo personale shumë private.

Më mirë bëjuni thirrje dallëndysheve se ndoshta do sjellin paqe edhe për Teatrin, por kurrësesi Kadaresë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz03/08/2019 18:55

Per shkrimtarin e oborrit do kishte ndonje ulje ne gjunje per ndonje kurve si Vllahutini, por per teatrin meazallah! Mos e dhente Zoti qe ti uleshe ne gjunje dhe ti lutej Edver Taqi Llumit te mos e prishte teatrin!

Shto koment

Denonco