Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

VIDEO/ Pas 20 vjetësh, ikona e 'Zërit të Amerikës' njofton largimin mes emocioneve

VIDEO/ Pas 20 vjetësh, ikona e 'Zërit të Amerikës' njofton largimin mes emocioneve

20:25, 22/07/2019
A+ Aa A-

E kemi parë prej vitesh të punojë në seksionin shqip të Zërit të Amerikës. Por pas dy dekadash punë, gazetarja Laura Konda njofton largimin nga gjigandi amerikan.

Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej edicioni i fundit i “Ditarit”.  

Ajo tha se, ky do të ishte edicioni i saj i fundit në “Zërin e Amerikës”. Ndërsa foli për intervistat me qytetarët, politikanët në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA dhe karrierën e saj këto dy dekada në Zërin e Amerikës, Konda i ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin.

Kronika që mbylli sot “Ditarin” te “Zëri i Amerikës” ishin disa momente të gazetares në televizion, intervistat me politikanët e famshëm etj...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco