Nuk harrojmë! Nesër përkujtohet 42-vjetori i ekzekutimit të dy poetëve martirë Vilson Blloshmi e Genc Leka

Nuk harrojmë! Nesër përkujtohet 42-vjetori i ekzekutimit të dy poetëve martirë Vilson Blloshmi e Genc Leka

23:27, 16/07/2019
A+ Aa A-

Më 17 korrik 1977 do të hetoheshin poetët Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist.

Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë e gjykatës.

Për ti kujtuar dhe për të mos harruar, nesër, me rastin e 42-vjetorit të vdekjes së tyre, në memorialin e poetëve antikomunistë do të organizohet një ceremoni përkujtimore.

Lajmin e jep kryetari i shoqatës Antikomuniste e ish-të Përndjekurve politikë, Nebil Çika.

Postimi i Nebil Çikës:

Nuk harrojme !

Neser më 17.07.2019, ora 11.00 ne perkujtim te dites se pushkatimit nga komunistët do te bëjme homazhe ne memoralin e poteve martirë antikomuniste Vilson Blloshmi e Genc Leka ne Librazhd .

Nderim në jetë të jetëve veprës dhe sakrificës së tyre sublime !

"Nëse nuk munda brengës t’i bëj ballë,
Zjarr përsëri kam në shpirt të djegur;
Nëse m’i vdekur jam se çdo i gjallë,
Mirë pra, m’i gjallë jam se çdo i vdekur " .

V. BLLOSHMI

Genc Leka (1941-1977), ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim të organeve të Sigurimit të Shtetit. U arrestua më 31.8.1976.

-Vilson Blloshmi (1948-1977), ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. Raportimet e para për të nga Sigurimi janë nga viti 1966, ndërsa ndjekja aktive është nga viti 1970. U arrestua më 5.8.1976.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz20/07/2019 18:10

Nder respekt dhe mirenjohje pa kufi per deshmoret e demokracise Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Turp dhe faqja e zeze per kriminelet e diktatures komuniste qe moren dy jete te pafajshme ne lule te moshes.

Shto koment

Denonco