U shua sot Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i së madhes Vaçe Zela. E bija jep lajmin e dhimbshëm

U shua sot Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i së madhes Vaçe Zela. E bija jep lajmin e dhimbshëm

13:26, 16/07/2019
A+ Aa A-

Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares së madhe Vacce Zela, është larguar nga jeta sot në orët e paradites në Tiranë. Lajmin e ka njoftuar për miqtë e saj në rrjetet sociale vajza e tyre Irma Rodiqi. Në këtë ditë të vrenjtur me sytë nga qielli, ajo e ka quajtur babain e saj nje yll që u shua. Ndërkohë, një re në formë zemre është fotografia që shoqëron këtë lajmërim.

Nga Dhurata Hamzai 

Këngëtarja e madhe Vaçe Zela ndërroi jetë 5 vjet më parë në Bazel të Zvicrës, ku ishte zhvendosur me familjen për t'u kuruar nga nje sëmundje e rëndë.

Pjetër Rodiqi është dashuruar me Vaçe Zelën qe në fillimet e karrierës së saj. 'Më ka tërhequr inteligjenca dhe shpirti i saj artistik. Flisnim për letërsinë dhe këto pasione na lidhën që në rininë tonë ' është shprehur në intervistat për yllin e këngës shqiptare Pjetër Rodiqi.

Vajza e tyre e ka përcjell lajmin e dhimbshëm të largimit nga jeta të babait me këto fjalë: 

"Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit. Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t'ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.

Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.

Irma Rodiqi".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco