Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Bas baritoni Kaman Aliko, një zë i bukur që u shua herët

Bas baritoni Kaman Aliko, një zë i bukur që u shua herët

10:41, 13/07/2019
A+ Aa A-

Kaman Aliko – (1950 – 1999) 

Kujtojmë sot, në ditën e lindjes, 13 korrik, bas baritonin Kaman Aliko, artistin që mbeti në kujtesën e spektatorit edhe pse u nda nga jeta në moshë të re.

Ai la pas një galeri mjaft të pasur rolesh. Për afro 20 vite të punës së tij në#TKOB, ai arriti të realizonte një galeri të gjerë rolesh nga opera shqiptare dhe nga literatura botërore, që është vënë në skenën e këtij teatri.

Kaman Aliko ka realizuar kryerole në opera si ai i Don Basilio, tek opera “Il barbiere di Seviglia”, Gjon Flamura në operan “Skënderbeu”, Gjinin tek opera “Mrika”, Nourabad në operan “Peshkatarët e perlave” për të kaluar tek opera “Toka jonë”, “Borana”, “Carmen” “Traviata”, “Rigoletto”, “Tosca” etj. Veprimtaria e tij artistike ka zënë vendin e vet në historikun e këtij teatri, që gjithmonë do të kujtohet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco