Vdes shkrimtari i fëmijëve Rexhep Hoxha, reagon me dhimbje Ramush Haradinaj

Vdes shkrimtari i fëmijëve Rexhep Hoxha, reagon me dhimbje Ramush Haradinaj

10:47, 12/07/2019
A+ Aa A-

Nga Ramush Haradinaj.

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e një prej kolosëve të letërsisë sonë për fëmijë, shkrimtarit dhe pedagogut Rexhep Hoxha. 

Hoxha ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe që shënuan shekullin e 20-të. Breza të tërë në hapësirat shqiptare u rritën dhe u edukuan në frymën atdhetare që ai barti përmes vepres së tij të çmuar, që la trashëgimi. 

Ngushëllime të sinqerta për familjen Hoxha, për miqtë dhe lexuesit e veprës së tij!  U prehtë në paqen e përjetshme!"

Rexhep Hoxha (1929) lindi në Gjakovë.

Shkollën fillore dhe te mesmën i kreu në vendlindje, ndërsa albanologjinë e studioi në Beograd.

Një kohë punoi redaktor i "Rilindjes për fëmijë" në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Vepra të tij të njohura për fëmijë janë: "Gjethe të reja", "Picimuli", "Lugjet e verdha", "Zëri i pyllit", "Verorja", "Ermali" etj...

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco