Rozmari Jorganxhi, Mjeshtre e Madhe, dirigjente kori dhe mezzosoprano.

Rozmari Jorganxhi, Mjeshtre e Madhe, dirigjente kori dhe mezzosoprano.

12:40, 08/07/2019
A+ Aa A-

Rozmari Jorganxhi u lind më 8 korrik 1937 në Korçë. Ajo ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike në TKOB. Si soliste lirike, ka realizuar më shumë sukses një galeri të madhe personazhesh nga operat shqiptare dhe të huaja. Nga viti 1967-1984, ajo ka dirigjuar korin e #TKOB, duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni.

Repertori solistik i Rozmari Jorganxhi është i pasur, i larmishëm dhe përfshin krijime të të gjitha gjinive. Ky repertor është interpretuar në mjaft koncerte dhe shfaqje operash brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si dirigjente e korit, Jorganxhi ka përgatitur dhe ka vënë në skenë dhjetra vepra shqiptare dhe të huaja. Rozmari Jorganxhi ka dhënë kontribut edhe në fushën e pedagogjisë, ku nën drejtimin e saj janë diplomuar shumë student, që sot vazhdojnë aktivitetin e tyre brenda e jashtë vendit. Ka interpretuar për 10 vjet rresht në Teatrin Giuseppe Verdi të Triestes. Në vitin 2017, ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Gëzuar ditëlindjen artistja Rozmari Jorganxhi! uron TKOB.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco